shkelzen gashi

Edhe po qe se Kosova bëhet e pavarur, unë do të jem ithtar i projektit Ballkania
Adem Demaçi Intervistuar nga Shkëlzen Gashi

Në këtë intervistë Nelson Mandela i Kosovës flet ekskluzivisht për bashkimin kombëtar dhe për projektin e tij Ballkania. Ai është i bindur se Ballkania nuk është projekt i dëmshëm. Shqiptarët nuk kanë kapacitet që ta kuptojnë këtë projekt – thotë simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. Bile-bile, ai thotë se edhe pasi që Kosova të bëhet e pavarur, do të jetë edhe më tutje ithtar i projektit Ballkania…

A je për bashkim kombëtar a  jo?

Shikoni, çështja e bashkimit kombëtar nuk është çështje dëshire. Ajo klasë, e cila e ka krijuar vetëdijen kombëtare, e, e cila klasë na ka munguar gjatë gjithë kohës, sepse klasa kapitaliste e interesuar për ta ruajtur tregun e vet e ka zhvilluar ndjenjën kombëtare duke u munduar që të mos lejoj konkurrentë në tregun e vet kombëtar… ajo klasë ka luftuar për unisimin e gjuhës, për ngritjen e vetëdijes se ne i takojmë një kombi; se ne duhet ta kemi shtetin tonë; se ne s’duhet të na përzihet kërkush etjetj…E kjo klasë na ka munguar neve. Kur erdhi koha që të fillonin embrionet e para të krijimit të klasës kapitaliste, atëherë në Shqipëri fitoi komunizmi, e cila ishte një brymë e ftohtë që i shkatërroi në themel mundësitë e krijimit të klasës kapitaliste sepse komunizmi doli me idenë e internacionalizmit - çka na duhet neve kombi?! Domethënë, ende pa u bërë kombëtar, u bëmë ndërkombëtar…

Tash po e dinamizojmë pakëz  intervistën! Ju jeni njeri prej njerëzve kryesorë që jeni angazhuar për bashkim  kombëtar dhe…

Ashtu është! Ne të rinjtë atëherë kemi menduar se nuk ka zgjidhje tjetër përveç  bashkimit kombëtar…

Pse nuk keni kërkuar  republikë, por keni kërkuar bashkim kombëtar?

Sepse prapë do të ishim të lidhur me Serbinë. Po qe se ne kërkonim republikë, prapëseprapë Serbia do ta kishte fjalën kryesore dhe…

Pse s’keni kërkuar atëherë  konfederatë ku krejt republikat do të ishin të barabarta…

Atëherë s’kemi pasur ide për konfederata. Pavarësia na dukej zgjidhja më e  mirë…

Pavarësia zgjidhja më e mirë  apo bashkimi kombëtar…

Pavarësia në kuptimin e bashkimit me Shqipërinë sepse mendonin se do të na ndihmonte Rusia ngase Rusia e dënonte revizionizmin serb…

Do të thotë keni gabuar që  keni kërkuar bashkim kombëtar…

Ka qenë një vlerësim, një strategji e gabuar. Kemi menduar se do të na ndihmojë Rusia, e cila i kishte 100 popuj të shtypur. E lamë Rusinë e u kapëm për Kinën, duke menduar se edhe Kina do të na ndihmonte sepse edhe Kina filloi njëfarë propaganda anti-jugosllave. E ne thamë: e tash kemi rënë në një miliardë kinez dhe ka kush na ndihmon, por kinezët vetë e kishin Tibetin, e kishin…

Kur e keni kuptuar se keni gabuar?

Kur kam rënë në burg e kam kuptuar se kam gabuar, pra kur kam rënë në burg kam pasur më shumë kohë të lexoj dhe i kam kuptuar zhvillimet e ngjarjeve. Domethënë, e kam kuptuar Rusinë e Kinën…

Kur ka qenë kjo?

Në kohën e burgut të dytë! Ne kemi rënën në burg në qershor të vitit 1964, domethënë deri në qershor të vitit 1974, pra më janë dashur dhjetë vite që ta kuptoj se kemi vlerësuar gabimisht. Pra më është dashur ta lexoj Leninin krejt, Marksin e Engelsin krejt, pastaj autorë si Raselli, e shumë autorë të ndryshëm botërorë që ta kuptoj të vërtetën.

Dhe e keni kuptuar që keni bërë  gabim…

E kam kuptuar që kemi vlerësuar gabimisht! Nga rezistenca jonë kemi arritur ta detyronim regjimin serb që t’u bënte lëshime shqiptarëve. Nga rezistenca jonë, të cilën e filluam në vitin 1964, kur i qitëm flamujt e parë në prill – me 13 prill 1964 – e deri në vitin 1974 u bënë një numër lëshimesh… Amendamentet e Kushtetutës së vitin 1964…

E herën e tretë kur keni rënë në burg për çfarë arsye keni rënë pasi që jo për bashkim kombëtar, pra pasi që e keni kuptuar se keni bërë gabim…

Mos thoni gabim! Nuk është gabim, por është vlerësim i gabuar. Politikisht doli se nuk ka qenë gabim sepse populli shqiptar megjithatë fitoi me ndryshimin e kushtetutës së vitit 1974. Me Kosovën më nuk mund të luanin majtap si më përpara…

E pse keni rënë në burg herën  e tretë atëherë?

Më kanë përcjellur mirë gjatë kohës sa kam qenë në burg dhe e kanë vërejtur se politikisht jam pjekur shumë mirë dhe mund të jem i rrezikshëm për ta…

Qysh i rrezikshëm? Ke mundur  të fillosh të gjuash bomba…

Jo, por të organizoj një formë të rezistencës…

Tash për pavarësi e jo për  bashkim kombëtar…

Tash kjo ishte diçka tjetër. Ka pasur mundësi të përfundonte në bashkim kombëtar. Unë kam dalur nga burgu pikërisht në kohën kur Kushtetuta e vitit 1974 ka filluar të zbatohej. Kjo kushtetutë parashihte bukur shumë privilegje për Kosovën. Ne nuk e kemi pasur ende të formuluar mirë se çfarë të kërkonim…

Vetëm se jo bashkim kombëtar…

Bashkimi kombëtar varej se si do të vinte puna. Nëse do të vinte puna që bashkimi kombëtar të na sillte interes më të madh, ne do ta kërkonim atë… Nëse do të vinte puna që ne të kërkonim një konfederatë, siç edhe e patën filluar ta kërkojnë sllovenët…

A kanë menduar kështu sikur  ju edhe shokët me të cilët keni punuar… pra se më nuk duhet të punohet për bashkim  kombëtar…

Jo! Kurrë nuk kanë menduar se duhet të ndërpritet puna për bashkim kombëtar! Është një fenomen me mua dhe me shokët e mi. Gjithmonë kur kam dalur unë nga burgu, shokët i kam gjetur në ato pikat fillestare, pra në ato pikëpamjet fillestare, kurse unë…

Do të thotë i keni tradhtuar  shokët…

Kurse unë… S’i kam tradhtuar shokët, por kam ecur përpara… Kurse unë jam kapur me do shokë tjerë të cilët kanë menduar pak më ndryshe. Për shembull kur kam dalur nga burgu i parë jam kapur me do shokë të cilët kanë menduar për bashkim kombëtar, ndërsa në fillim para se të burgosesha unë kanë menduar për do të drejta e anej knej… Nuk luftohet kundër Serbisë! Është e pamundur të luftohet Serbia e poshtë e përpjetë… Kurse burgu i dytë ishte diçka tjetër: duhet vetëm bashkim kombëtar sepse terrori atëherë - ti s’ke qenë atëherë – ka qenë i papërshkrueshëm…

A ke pasur problem me shokët  kur ke dalur nga burgu…?

Nuk kam pasur problem me shokë. Mua më janë afruar njerëz me pikëpamje më të  avancuara dhe unë me ta jam kapur…

Më të avancuara do të thotë  të heqësh dorë nga bashkimi kombëtar…

Jo! S’është lëshuar pe nga bashkimi kombëtar. As sot s’po lëshohet pe nga bashkimi kombëtar. Tash ne po tentojmë që bashkimin kombëtar ta bëjmë në suazën e trendeve evropiane. Unë nuk jam kundër bashkimit kombëtar sepse kjo është një e drejtë elementare e çdo  populli, mirëpo…

Pasiqë qenka e drejtë  elementare e çdo populli pse s’po angazhoheni atëherë për bashkim kombëtar…

Nuk angazhohem sepse bashkimi kombëtar nuk mund të arrihet me ato mjetet  klasike…

Cilat janë ato mjete?

Nuk e kemi forcën! Ne do të binim në konflikt me shqiptarët rreth e  rrotull…

Ne biem në konflikt po qe se  angazhohemi për pavarësi e i lëmë anash shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës,  Malit të Zi…

Jo nuk biem sepse krijohet një situatë e qetë ku të gjithë afërsisht  gjinden aty ku janë dhe…

E pse s’krijohet kjo situatë e qetë me bashkimin kombëtar? Pse besoni që shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi s’do të kryengriten…

Së pari, ne nuk e kemi klasën që do ta krijonte bashkimin kombëtar. Ende nuk është krijuar klasa kapitaliste. Vetëm klasa kapitaliste mund ta krijoj bashkimin kombëtar. Në procesin që po hyjmë ne do ta kemi shumë të vështirë ta krijojmë klasën kapitaliste. Ju po e shihni se ka njerëz që kanë para, por nuk i harxhojnë për çështje kombëtare, por i harxhojnë për çka po di unë – bukuroshen e kësaj e bukuroshen e asaj… për sport e për poshtë e përpjetë… Me fjalë tjera, ne nuk e kemi klasën kapitaliste sikur që ka lindur te popujt tjerë…

S’mora përgjigje në pyetje! Pse mendoni që nuk do të ketë kryengritje në viset ku jetojnë shqiptarët përreth Kosovës po qe se nuk bëhet bashkimi kombëtar… A s’i tradhtojmë ne shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi po qe se angazhohemi vetëm për pavarësinë e Kosovës…

Shikoni! Tradhtia është fjalë e rëndë! Nëse ti ke mundësi ta bësh një punë dhe për interesa të ngushta nuk e bën atëherë i tradhton ata… Por nëse ti nuk mundësi sepse rrethanat nuk të lejojnë sepse s’ke as mekanizma as forcë sepse tekefundit forca është ajo që i ndërron kufijtë e i ndërron situatat etjetj… Ne nuk kemi vetëdije kombëtare të formuar sa duhet. Luftonte Drenica e derdhte gjak ndërsa nëpër Prishtinë dilnin gocat me miniqa deri në 12:00 të natës… Me fjalë tjera, vetëdija kombëtare është ende në formim e sipër. Popujt tjerë po heqin dorë nga shtetet nacionale dhe ne nuk po hasim në mirëkuptim te të tjerët për shtetin nacional…

Ju jeni për shtet të pavarur  të Kosovës…

Unë jam për shtet të pavarur të Kosovës. Jam për një kanton të shqiptarëve në Maqedoni. Jam gjithashtu për një kanton të shqiptarëve në Serbi dhe…

Edhe për një kanton të serbëve  në Kosovë…

Le të bëhet edhe një kanton i serbëve në Kosovë në qoftë se duan ata. Por të bëhet kantoni para se ne të bëhemi të pavarur nuk bën. Atëherë kjo do të nënkuptonte bashkimin e atij kantoni me Serbinë…

Nëse jeni për shtet të  pavarur të Kosovës atëherë jeni edhe për flamur të Kosovës…

Patjetër! Ne duhet ta kemi flamurin tonë! Duhet ta kemi edhe himnin tonë!

A mos po i fyeni pakëz shokët  me të cilët keni punuar për bashkim kombëtar…

Ha-ha-ha! Mund të fyhen ata të cilët nuk e kuptojnë realitetin! Sepse nëse dëshiron të bëhesh shtet duhet ta kesh firmën tënde. Nëse ti dëshiron të jesh Shkëlzen ti duhet ta kesh emrin tënd. S’mund të jesh ti edhe Shkëlzen edhe Adem…

A ke menduar ndonjëherë se kjo ideja e himnit të Kosovës dhe e flamurit të Kosovës është në përputhje me idetë e qarqeve politike shoviniste serbe e greke…

Ne nuk humbim asgjë nëse ne bashkohemi në Evropën e Bashkuar sepse kufiri do të mbetet formal. Ne humbim vetëm nëse nuk mund të hyjmë në Evropë të pavarur. Atëherë Serbia dalëngadalë do të na kapërdijë, ndërsa nëse hyjmë në Evropë të pavarur ne automatikisht nuk humbim asgjë… Nuk duam të bëjmë probleme e të ndryshojmë kufij formal sepse s’do të na pengojë askush që net ë bashkëpunojmë në të gjitha fushat me Shqipërinë… Kufijtë do të jenë vetëm administrative… Pikërisht sepse ka zgjatur kaq gjatë ndarja e Kosovës dhe Shqipërisë…

Fillimisht keni menduar për bashkimin kombëtar si zgjidhja më e mirë, pastaj pas viteve të 90-ta keni menduar se zgjidhja më e mirë është pavarësia… Në vitin 1997 Keni dalur me projektin Ballkania…

Projekti Ballkania ishte një përpjekje që ta mashtronim Serbinë sepse në atë kohë ne ishim ngritur në kryengritje dhe duke paraparë që do të ketë gjakderdhje të madhe dhe duke e ditur s’jemi të përgatitur që të luftojmë me armatën jugosllave dhe ta mundim atë, atëherë propozimi im ka qenë Ballkania – ku të gjithë, pra Mali I Zi Serbia dhe ne do të ishim shtete me himne; me flamuj; me anëtar në Kombet e Bashkuara; me armatë… me të gjitha…

Veç pak të lidhur me Serbinë…

Po pak të lidhur me Serbinë në atë mënyrë që të mund të shkoqesh kur të  duash. Ne nuk do të humbnim asgjë me këtë konfederatë…

Për vitin 1997 kjo ide s’ka qenë e keqe, por ju tash keni deklaruar për një gazetë beogradase se projekti Ballkania do të mund të realizohej edhe tani dhe ju jeni i gatshëm që…

Veç se tash është një ndryshim këtu: Atëherë kam propozuar derisa kemi qenë të robëruar nga Serbia, kurse tash po propozoj që ne fillimisht të pranohemi si shtet e pastaj hyjmë në biseda për konfederatë. Me fjalë tjera, prapë po dua…

Po don që të na kthesh në  Serbi…

Jo, jo nuk është nën Serbi konfederata…

Po ju po thoni se njëherë  duhet të bëhemi të pavarur! E pse paskëtaj të futemi në konfederatë me Serbinë…

Jo! Ne po i bashkojmë disa sende që na interesojnë!

Jo s’po duam të kemi asgjë të  përbashkët me Serbinë…

Nën kë do të futemi po qe se hyjmë në BE?!

Në Evropë, por jo në Serbi

Çka është ajo Evropë?! Pse po tutesh ti nga Serbia kur ti e ke armatën tënde,  ekonominë tënde, politikën tënde…

Po Serbia na ka vrarë, na ka  prerë… dhe nuk duam të kemi më lidhje me të…

Na ka vrarë e na ka prerë, por ti nuk mund ta vazhdosh armiqësinë deri në infinit… Krijimi i konfederatës pasi që të bëhet Kosova subjekt i pavarur, pra pasi që të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara – edhe malazezët po duan një gjë të tillë – do të ishte një përparësi e madhe për shqiptarët sepse do të arrinim ta përfundonim konfliktin shqiptaro-serb. A e dini çfarë po thonë serbët?! Ata po thonë se nuk guxojmë t’ia japim Kosovës pavarësinë sepse menjëherë bashkohet me Shqipërinë dhe krijohet Shqipëria e madhe. Kështu që kur të krijohet konfederata me Serbinë dhe me Malin e Zi del që ne s’jemi të interesuar të bashkohemi me Shqipërinë, por të bëhen shtet stabil…

Në bazë të kësaj që po e  thoni tani del se ne është dashur ta pranojmë Rambujenë…

Jo! Rambujeja nuk e ka nënkuptuar këtë punë, por e ka nënkuptuar autonominë  në kuadër Serbisë…

Ka njëfarë ngjashmërie këtu  sepse…

S’ka kurrfarë ngjashmërie…

Po, sepse ju fillimisht keni lëshuar pe nga bashkimi kombëtar në pavarësi… edhe ata prej pavarësisë kanë lëshuar pe në autonomi (Rambuje)… S’u bë kurrgjë…

Jo qysh s’u bë kurrgjë…

Ata i kanë vlerësuar objektivisht rrethanat sikur ju qysh i keni vlerësuar rrethanat kur keni dalë prej burgut dhe keni hequr dorë nga bashkimi kombëtar…

Ata nuk i kanë vlerësuar gjërat si duhet…

Atëherë as ti nuk i ke vlerësuar  gjërat si duhet kur ke hequr dorë nga bashkimi kombëtar…

Unë s’kam hequr dorë nga bashkimi kombëtar, por bashkimin kombëtar po e kërkoj sipas mundësive aktuale botërore. E kam kërkuar bashkimin kombëtar me ndihmën e Rusisë e pastaj me ndihmën e Kinës, por kjo ka qenë një fantazi…

Edhe ata që e kanë nënshkruar Rambujenë kanë kërkuar pavarësinë me ndihmën e Amerikës, por kjo ka qenë një fantazi dhe kanë pranuar Rambujenë…

S’është kështu sepse Amerika ka qenë e gatshme që t’i dalë në ndihmë  popullit shqiptar dhe i doli në ndihmë…

Me çka i doli në ndihmë?! Me  intervenimin e NATO-s…

Po pra me intervenimin e NATO-s, pastaj me shumë rezoluta të miratuara…

Po ai intervenim është bërë  për ta ruajtur integritetin dhe sovranitetin e Serbisë…

Nuk e kanë pranuar Serbinë në organizatat ndërkombëtare, pra Serbia ishte e anatemuar dhe sikur shqiptarët të qëndronin vetëm edhe pak dhe këtu do të merrej për bazë e drejta për vetëvendosje…

Edhe ju sikur të qëndronit  vetëm edhe pak, e të mos hiqnit dorë nga bashkimi kombëtar ne do t’i ishim  bashkuar…

S’ka pasur shanse…

Adem Demaçi dikur simboli i  bashkimit kombëtar, sot kundër bashkimit kombëtar…

S’kemi mundur të bashkohemi për shkak të mungesës së klasës kapitaliste…

Është dashur t’i kaloni dhjetë vite në burg që ta kuptoni se ideja e bashkimit kombëtar është ide e gabueshme… Edhe sa vite duhet t’i kaloni në burg që ta kuptoni se projekti Ballkania është i gabueshëm…

Mos ma imputoni këtë ide e gabuar! Unë po them vlerësim i gabuar, kurse ideja e bashkimit kombëtar nuk është e gabuar. Ne po shkojmë kah realizimi i idesë së bashkimit kombëtar por në kushte dhe rrethana tjera…

Është dashur t’i kaloni dhjetë vite në burg që ta kuptoni se ideja e bashkimit kombëtar është ide e gabueshme… Edhe sa vjet duhet t’i kaloni në burg që ta kuptoni se projekti Ballkania është i gabueshëm… A mjaftojnë pesë vite…

Nuk besoj që është i dëmshëm në qoftë se projekti Ballkania realizohet ashtu si po them unë. Edhe po qe se e fiton Kosova nesër pavarësinë, unë do të jem ithtar i projektit Ballkania… Ballkania do të jetë një shkollë përgatitore për të shkuar në Evropë. Nuk na pranon neve Evropa qysh po mendojnë shqiptarët…

Duhet të lidhemi me Serbinë  që të na pranojë Evropa…

Po duhet të lidhemi me Serbinë e me Malin i Zi… Duhet të tregojmë se  s’mbajmë inati etjetj…

Pse s’bën projekti Ballkania  me Shqipërinë – pra Kosova dhe Shqipëria të jenë subjekte të Ballkanisë…

S’ka kuptim me Shqipërinë…

E me Serbinë ka kuptim?

Me Serbinë ka kuptim, kurse me Shqipërinë s’ka kuptim projekti Ballkania…

Me Shqipërinë s’ka kuptim se  ata s’na kanë vrarë kurse me Serbinë ka kuptim se ata na kanë vrarë na kanë  masakruar…

Nëse ne jemi një popull, një gjuhë e një gjak atëherë duhet të bashkohemi - kjo ka kuptim e jo konfederata… Ne mund të bashkohemi me Shqipërinë, por atëherë dalin kundërshtarët e thonë: ja, ne u kemi thënë se Shqipëria e madhe po krijohet, e prandaj ne kemi thënë se s’duhet të njihet pavarësia e Kosovës. Kështu që ne duhet të shkojmë në konfederatë, e cila mund të jetë e përkohshme 10 vjet, 15 vjet… s’ka rëndësi… atëherë kjo do të jetë një përgatitje për shkuarjen në konfederatën e madhe evropiane… Kështu ne paraqitemi një popull jo-hakmarrës, jo-destruktiv…

Ata edhe me pavarësinë po na  paraqesin destruktiv, ekstremist…

Ajo është në natyrën e atyre që nuk duan të japin diçka që të takon, mirëpo pavarësia sot po hahet… Po të kishin shqiptarët kapacitet që ta pranojnë këtë projektin Ballkania atëherë disa shtete që nuk janë dakord t’ia japin Kosovës pavarësinë do të bindeshin që ne nuk jemi për Shqipëri të madhe…

Faleminderit për intervistën!

Edhe juve faleminderit!

Veton Surroi, “Fluturimi i vetëm i Azem Berishës për në Kështjellë”, Koha, Prishtinë, 2005
Do të ishte shumë më lehtë të shkruash për këtë libër, siç e thotë edhe Tim Judah në parathënie të tij, po të ishte ky libër roman apo po të ishte një analizë e thjeshtë politike. Libri “Fluturimi i vetëm i Azem Berishës për në Kështjellë” i autorit Veton Surroi, siç dihet, ka të bëjë me rrjedhën e negociatave përkitazi me statusin e Kosovës, pra, në këtë libër autori ka parashikuar se si do të rrjedhin ngjarjet dhe cili do të jetë, sipas tij, statusi i Kosovës. Libri ka 161 faqe dhe përbëhet nga 29 kapituj.

Veton Surroi thotë se Marti Ahtisaari, ndërmjetësues ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës, do të dëgjojë në Prishtinë se për pavarësinë nuk do të negociohet, e në Beograd se ata janë të gatshëm të negociojnë për çdo gjë, pos për pavarësi të Kosovës. Mirëpo, një gjë nuk është e qartë këtu: Pse delegacioni i Kosovës po pranon të negociojë me Serbinë nëse pavarësia është e panegociueshme?! Ata thonë se po negociojnë me Serbinë për gjendjen e minoritetit serb në Kosovën e pavarur dhe sovrane. Kjo do të ishte kështu vetëm pasi që Kosova të jetë bërë e pavarur dhe sovrane. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse pandershmëri në raport me qytetarin e Kosovës. Kjo të kujton atë margaritarin e famshëm të politikanëve kosovarë që thonë: “Pavarësia është e pashmangshme!”, dhe, në të njëjtën kohë, thonë: “Ne angazhohemi për pavarësi”. Kjo nuk ka logjikë sepse nëse pavarësia është e pashmangshme, atëherë, nuk kemi pse të angazhohemi për të. Politikanët duhet të angazhohen për proceset që janë të shmangshme. Negociatat pashmangshëm nënkuptojnë kompromis, e kompromisi - sipas Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe - është marrëveshje që arrijnë dy palë kundërshtare duke i bërë lëshime njëra-tjetrës, pajtim me lëshime (Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, faqe 856-857).

Sipas autorit të këtij libri, njëri nga parimet e Grupit të Kontaktit është se do të sigurohet prania ndërkombëtare në Kosovë edhe pas marrëveshjes së statusit. Mirëpo, tash ka shumë rëndësi se cili do të jetë statusi i forcave ndërkombëtare në Kosovë dhe me kë do të kenë marrëveshje këto forca për të qëndruar edhe më tutje në Kosovë. Pra, a do të vazhdoj të jetë valide edhe më “Marrëveshja e Kumanovës” e datës 10 qershor 1999 mes NATO-s dhe RFJ-së apo do të ketë marrëveshje mes NATO-s dhe palës kosovare (SOFA - Status of Forces Agreement), sikurse e kanë, ta zëmë, Shqipëria, Maqedonia… Surroi në këtë libër sikur thotë se bashkësia ndërkombëtare në këmbim të pavarësisë së Kosovës do t’i ofrojë Serbisë integrim të shpejtë në strukturat euroatlantike, mirëpo, për Serbinë, gjithnjë sipas Surroit, kjo do të jetë fillimisht e pamjaftueshme dhe se Serbia “nuk do ta shes territorin e vet për një Marrëveshje Stabilizim- Asociimi”. (faqe 37). Këtu duhet thënë se njëra nga pikat e Grupit të Kontaktit bën fjalë për procesin e stabilizim – asociimit si dhe të integrimit të rajonit në institucionet euro-atlantike, pra bëhet fjalë për integrimin regjional e jo politik të Kosovës në strukturat evropiane (kujto “Evropën e Regjioneve”)… Kjo është e konfirmuar edhe më herët, e, posaçërisht prej Samitit të Selanikut.

Po ashtu, siç edhe e vë në dukje autori, BE-ja duhet të marrë rolin passtatusor në Kosovë, pra do të kemi një komisar evropian që do të ketë pushtet të pakontestueshëm për policinë, drejtësinë dhe minoritetet. Dhe kjo thuhet fare qartë në Raportin e Eides. Nuk ka asnjë dilemë se ky raport, i miratuar si dokument i Këshillit të Sigurimit, paraqet – me dije qoftë bashkë me Rezolutën 1244 - bazën e negociatave mes palës kosovare dhe asaj serbe me ndërmjetësimin ndërkombëtar për statusin e ardhshëm të Kosovës. Pra, për statusin e ardhshëm të Kosovës, jo për statusin final apo përfundimtar. Në tërë raportin e Eides nuk thuhet askund statusi përfundimtar, por vetëm statusi i ardhshëm dhe kjo ka qenë njëra nga kërkesat e palës serbe që në raport të Eides të thuhet statusi i ardhshëm e jo përfundimtar. Bile-bile, pas publikimit të këtij raporti, Ministri i Punëve të Jashtme të Unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviq, ka pasur një takim në Beograd me Kai Eiden dhe e ka falënderuar atë për përfshirjen e të gjitha vërejtjeve të palës serbe në raport. Kështu që, rrjedhimisht, është e pasaktë ajo që thotë Surroi se kriza e Kosovës, tashmë është duke hyrë në fazën e vet finale, të përcaktimit të statusit të përhershëm të saj (faqe 57). Pra, zgjidhja e statusit do të jetë e ardhshme dhe jo përfundimtare dhe ky është indikatori më i mirë se zgjidhja nuk do të jetë në përputhje me vullnetin e popullit për shtet të pavarur dhe sovran, pra, do të kemi subjektivitet të kufizuar ndërkombëtar. Do të na thonë se kjo zgjidhje nuk është përfundimtare, por e përkohshme dhe pas disa viteve sërish do të kemi konferencë ndërkombëtare për Kosovën ku do ta fitoni subjektivitetin e plotë ndërkombëtar.

Sipas autorit të këtij libri fundi i procesit negociator duhet të jetë një shtet demokratik funksional. Kaq. Ai nuk na shpjegon se ç’është, në të vërtetë, shteti demokratik funksional! Për më shumë, vullneti i shprehur i popullit është që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur. Pa dyshim se autori i këtij libri ka të drejtë kur thotë se për shkak të veprimeve të palës kosovare (më shumë kanë menduar për pompat e benzinës, e dyqanet dhe bizneset që do të kontrollojnë sesa për vendosjen e shtetit) bashkësia ndërkombëtare do të jetë përgjegjëse edhe më tutje në disa segmente kyçe. Por, sipas mendimit tim, nuk ka të drejtë kur thotë se ndërkombëtarët për fundin e luftës dhe për hartimin e Rezolutës 1244 nuk kanë biseduar me palën kosovare sepse ajo nuk ishte kund. Ndërkombëtarët për fundin e luftës kanë biseduar me atë që kanë luftuar (RFJ-në), pra me palën kundërshtare dhe jo edhe me palën kosovare sepse kjo e fundit në Rambuje pat vendosur që nuk është palë, pra nuk është subjekt, por objekt, ndërsa për Rezolutën 1244 ndërkombëtarët nuk kanë pasur nevojë të bisedojmë fare sepse pala kosovare e pat pranuar dokumentin e Rambujesë (Rezoluta 1244 dhe Marrëveshja e Rambujesë në esencë janë identike) dhe rrjedhimisht ata kanë biseduar (dokumentin bazë të Rezolutës 1244, Marrëveshjen mes Millosheviqit dhe Ahtisaarit-Chernomerdynit) vetëm me palën serbe sepse pala serbe e pat refuzuar dokumentin e Rambujesë. Po ashtu, duhet thënë se është e pasaktë ajo që pretendon Surroi se në këto bisedime me palën serbe do të bisedohet për dëmet e shkaktuara në luftë.

Surroi është fare i vetëdijshëm se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta përkrahë palën kosovare për atë që quhet sovranitet i plotë (faqe 90). Por, po ashtu, ai është i mendimit se juridikisht më nuk do të kemi lidhje me Serbinë, pra do të bëhemi të pavarur, por një pjesë të sovranitetit do ta mbajë bashkësia ndërkombëtare. Ashiqare Kosova do të ketë edhe më mision ndërkombëtar, por tash jo të Kombeve të Bashkuara, por të Unionit Evropian, pra do të kemi një përfaqësues të lartë të BE-së që do të ketë fuqi gati si të përfaqësuesit të lartë në Bosnjë Hercegovinë. Ndërsa, në veri të Kosovës një mision të Kombeve të Bashkuara, kurse, komunat me shumicë serbe, të cilat do të kenë kompetenca në fushat si arsimi, kultura, rinia, sporti, policia, mediat… do të kenë lidhje të posaçme, sipas raportit të Kai Eides, me Beogradin. Kosova do të jetë shtet, por, çështja është se çfarë shteti do të jetë. Shtet sovran dhe i pavarur gjë që është edhe vullneti i popullit të Kosovës apo do të jetë shtet funksional demokratik (shtet vasal). Krejt çështja është se do të kemi apo jo ulëse në OKB, e, sipas të gjitha gjasave nuk do të kemi. Sidoqoftë, duhet të presim fundin e vitit 2006 ose edhe fillimin e vitit 2007 për të parë nëse prognoza e Veton Surroit është e saktë apo jo.

Magjistraturë e lodhtë për Rambujenë
“Konferenca e Rambujesë (Aspekti juridik, politik e ndërkombëtar)” – Punim i Magjistraturës, Kandidati: Ramë Buja, Mentori: Prof. Dr. Esat Stavileci, Universiteti i Prishtinës (Fakulteti Juridik)

Kur në qershor të vitit 2004 pata bërë intervistën me Ramë Bujën në lidhje me Marrëveshjen e Rambujesë, mes tjerash, më pat thënë: “…Të lutem, unë po të përgjigjem ashtu qysh unë i mendoj gjërat, nëse ju doni të polemizojmë atëherë s’ka problem, por unë e kam studiuar këtë problem dhe mund t’ua jap studimin tim, temën e magjistraturës…”. E tash unë dua të polemizoj sepse punimi i magjistraturës së Ramë Bujës “Konferenca e Rambujesë (Aspekti juridik, politik e ndërkombëtar)” ka shumë pasaktësi, mirëpo për shkak të hapësirës nuk do t’i përmend të gjitha.

Autori i këtij punimi qysh në hyrje thotë se Konferenca e Rambujesë solli intervenimin ushtarak të NATO-s mbi forcat serbe. Është shumë e vërtetë se lufta e UÇK-së, ose më mirë thënë masakrat e forcave të Millosheviqit mbi popullsinë civile në Kosovë, kanë sjellë Rambujenë. Dhe Rambujeja – jo nënshkrimi i palës shqiptare, por mosnënshkrimi i palës serbe – solli intervenimin e NATO-s. Dhe nuk është fare e vërtetë se “në esencë Rambujeja përfundon më 24 mars 1999, me goditjet e projektilëve të parë të NATO-s mbi forcat ushtarake serbe” (faqe 9) sepse ky dokument do të jetë referencë në Rezolutën 1244. Kjo gjë dëshmohet fare mirë në fjalimin e ish Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, George Robertson, në një vjetorin e bombardimeve të NATO-s “Kosova gjatë një viti në vazhdim” http://www.nato.int/kosovo/kosovo.htm ku, ndër të tjera, ai thotë “pranuam t’i ndalim bombardimet mbi Jugosllavinë pasi që morëm garanci nga Millosheviqi se ai do të punojë mbi principet e Marrëveshjes së Rambujesë”. Pra, kjo marrëveshje nuk ka perënduar, siç thotë autori, me të filluar të intervenimit ushtarak të NATO-s mbi Jugosllavinë edhe pse pala kosovare ka pasur mundësi që të thirret në parimin e njohur të së drejtës ndërkombëtare rebus sic stanibus, në bazë të të cilit një marrëveshje është valide përderisa nuk ndryshojnë rrënjësisht rrethanat kur është nënshkruar ajo marrëveshje.

Autori i këtij punimi thotë se “favori i parë që dilte nga kjo pjesëmarrje në këtë konferencë ishte, pranimi dhe legjitimimi ndërkombëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së drejtë që bënte ajo për çlirimin e këtij populli nga zgjedha serbe”. Por, ç’është e vërteta, në tërë dokumentin e Rambujesë as që përmendet kund UÇK-ja. As “lufta”, e aq më pak “lufta çlirimtare”. As legjitimi ndërkombëtar i saj. Përmendet konflikti civil. Autori më tutje thotë se “po legjitimohej e faktorizohej Kosova, tanimë jo si problem i brendshëm i Serbisë dhe Jugosllavisë, por si problem i përmasave ndërkombëtare”. Në fakt, në tërë dokumentin e Rambujesë, problemi i Kosovës trajtohej si problem i brendshëm i Serbisë dhe Jugosllavisë. Autori i kësaj magjistrature thotë se “intervenimi i NATO-s e ka legjitimuar ndërkombëtarisht UÇK-në” (faqe 158) dhe se “NATO-ja ka qenë aleatja tokësore e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” (faqe 163). Aleatët duhet të kenë kauzë të njëjtë. Kauza e NATO-s ka qenë kjo: ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Jugosllavisë dhe kjo është dëshmuar fare mirë, e këtë e thotë edhe Bill Clinton, kryetari i atëhershëm i SHBA-ve, në fjalimin drejtuar popullit serb gjatë bombardimeve të NATO-s: “aleatët e NATO-s mbështesin popullin serb për ruajtjen e Kosovës si pjesë e vendit tuaj.” (Henry Kissinger, “Dëmtimi i Historisë”, botuar në librin “Lufta kundër luftës”, faqe 232-236.). Të njëjtën gjë e thotë edhe ish sekretarja Albright në një intervistë dhënë me 21 shkurt të vitit 1999 në kanalin televiziv CNN (www.cnn.com), por edhe në librin e saj “Zonja Sekretare (autobiografi)” (faqe 461-497). Kështu që, nëse kauza e UÇK-së ka qenë ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Jugosllavisë, atëherë mund të thuhet se ka përputhje kauzash dhe rrjedhimisht UÇK ka qenë aleate e NATO-s.

Sipas autorit referendumi për pavarësi dhe çmilitarizimi i UÇK-së ishin dy çështje që nuk viheshin në diskutim. Sa i përket referendumit, pala kosovare ka insistuar në futjen e këtij teksti: “Tri vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes, populli i Kosovës, në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, përmes referendumit do të përcaktojë statusin final të Kosovës”. Mirëpo, teksti zyrtar është ky: “Tri vite pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, do të thirret një mbledhje ndërkombëtare për të determinuar një mekanizëm për një vendosje (zgjidhje) finale për Kosovën, në bazë të vullnetit të popullit, të mendimeve të autoriteteve relevante, të përpjekjeve të secilës palë në lidhje me implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe të Aktit Final të Helsinkit, dhe që të ndërmerren vlerësimet e përgjithshme mbi implementimin e kësaj marrëveshjeje duke i konsideruar propozimet nga cilado palë për masat shtesë.”. Duke e pasur parasysh pakënaqësinë e Delegacionit të Kosovës përkitazi me këtë pikë,  zonja Albright do ta shkruante një letër, e cila kishte këtë përmbajtje: “Kjo letër ka të bëjë me formulimin e (bashkangjitur) propozuar për kapitullin 8, neni (3) të Kornizës së Marrëveshjes së Përkohshme. Ne do ta konsiderojmë këtë propozim, ose çdo formulim tjetër, për të cilin mund të arrihet pajtimi në Rambuje, si konfirmim i të drejtës së popullit të Kosovës për të mbajtur një Referendum për statusin final të Kosovës pas tre vjetësh”. Mirëpo, kjo letër – këtë nuk e përmend fare autori në magjistraturë – nuk është nënshkruar nga zonja Albright sepse Delegacioni i Kosovës nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë më 23 shkurt ashtu siç ka kërkuar Albright.

Po ashtu duhet potencuar se në këtë marrëveshje nuk specifikohet se kemi të bëjmë me vullnetin e popullit të Kosovës. Jim O’Brien, kryejurist amerikan dhe i Grupit të Kontaktit, e ka pranuar pjesërisht propozimin e palës kosovare që të ndryshohet kjo pikë, ose thënë ndryshe, ka pranuar që të bëhen ndryshime kozmetike. Pra, është pranuar që “pikëpamjet e popullit” të zëvendësohet me “vullnetin e popullit”, por, s’është pranuar që “mbledhje ndërkombëtare” të zëvendësohet me “konferencë ndërkombëtare” dhe - ajo që është me rëndësishmja - s’është pranuar që te “vullneti i popullit” të specifikohet se kemi të bëjmë me “vullnetin e popullit të Kosovës” (Shih Blerim Shala “Vitet e Kosovës”, Zëri, Prishtinë, 2000, faqe 263, ku Shala thotë se “O’Brien e cilësoi si të pagjasë insistimin tonë që këtu të precizohej se kemi të bëjmë me “vullnetin e popullit të Kosovës””). Edhe sikur ta garantonte kjo pikë mbajtjen e referendumit, prapëseprapë, referendumi nuk ka qenë vendimtar, pra kriteri i vetëm që do të mbahej parasysh në përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës, ngase do të merreshin parasysh edhe mendimet e autoriteteve relevante, përpjekjet e secilës palë në lidhje me implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe Akti Final i Helsinkit. Duhet thënë se letra e sekretares Albright, edhe sikur të nënshkruhej nuk do të kishte asnjë vlerë detyruese. Po ashtu, është me rëndësi të citohet edhe ajo që ka thënë ambasadori amerikan Christopher Hill për “referendumin”: “…Vullneti i popullit… Ne ua shpjeguam serbëve se kjo do të jetë pjesë e procesit të përgjithshëm. U thamë se do të mund të kemi gjithashtu një referendum në Serbi… Prandaj, thënë sinqerisht, referendumi nuk do të jetë përcaktues, kjo do të jetë një çështje, e cila nuk do të zgjidh asgjë. Kështu ne do ta analizonim situatën e përgjithshme se si po e respektonin palët marrëveshjen ekzistuese, provizionet për jo dhunë, Marrëveshjen e Helsinkut, etj. Dhe se për këtë arsye, organizimi i referendumit nuk do të ishte dëmtues për Serbinë…”

Kurse sa i përket çështjes së dytë, e cila sipas autorit po ashtu nuk vihej në diskutim, e siç dihet është vënë në diskutim, pra çarmatosjes, autori nuk tregon qartë se me këtë marrëveshje është nënshkruar çarmatosja e UÇK-së, por thotë se përpjekjet e delegacionit tonë për çështjen e ardhmërisë së UÇK-së, nuk arritën të përvijohen në dokumentin e Marrëveshjes por, gjetën mirëkuptim dhe përkrahje në marrëveshjet miqësore që u bënë me SHBA-të dhe NATO-n (faqe 115). Wolfgang Petritsch dhe Robert Pichler, në librin e tyre “Rruga e gjatë në luftë – Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare” jo vetëm që thonë se shqiptarët kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga kërkesat e tyre themelore - nga kërkesa që për ta ka qenë conditio sine qua non - pavarësia e Kosovës, por edhe thonë se në bazë të kësaj marrëveshjeje UÇK-ja do të duhej të kryente çmilitarizimin. Në këtë punim magjistrature janë vërejtjet e Delegacionit të Kosovës për disa anekse të marrëveshjes, të cilat autori i ka inkorporuar ad litteram në këtë magjistraturë. Dhe nëse diçka është e rëndësishme në këtë punim atëherë janë fjalitë në fund të vërejtjeve të secilit aneks: ta zëmë në fund të “Vërejtjeve në Aneksin II, Policia dhe Sigurimi Publik” është kjo fjali: “Me gjithë këtë angazhim serioz të Delegacionit rreth kësaj çështje, asnjëra nga këto vërejtje nuk u mor parasysh për t’u futur në Marrëveshjen e Përkohshme për Paqe e Vetëqeverisje në Kosovë” (faqe 100). Kurse në fund të “Vërejtjeve në Aneksin IV, Çështjet Ekonomike” është kjo fjali: “E tërë kjo punë i përngjau “gurit të Sizifit”, sepse, pothuaj asnjë nga vërejtjet e bëra dhe sugjerimet e adresuara, nuk u inkorporua në tekstin përfundimtar të Marrëveshjes” (faqe 103). Ndërsa, në fund të “Vërejtjeve në Aneksin ushtarak” është kjo fjali “Me gjithë këmbëngulësinë e arsyeshme dhe argumentuese, insistimin përmbajtjesor e logjik, qëndrimet e ndërkombëtarëve në këtë rrafsh mbetën të pandryshueshme” (faqe 111). E këto vërejtje dëshmojnë më së miri se sugjerimet e palës kosovare për versionin final të marrëveshjes janë marrë fare pak parasysh për të mos thënë aspak.

Sidoqoftë, duke e lexuar këtë punim magjistrature shpeshherë të krijohet përshtypja se je duke lexuar ditarin që ka mbajtur autori gjatë luftës dhe kjo vetëm sa e përforcon faktin se ky punim magjistrature nuk mund të quhet i tillë. Në një pjesë bajagi të mirë të këtij punimi autori ka futur gjëra që nuk do të duhej të futeshin në një punim magjistrature, si për shembull se si “Delegacioni i Kosovës ka udhëtuar për herë të parë me aeroplan jo ushtarak sepse vazhdimisht qenka thënë se delegacioni ynë, për në Rambuje paska udhëtuar me aeroplan ushtarak, e udhëtimi me aeroplan ushtarak qenka bërë herën e dytë, për vazhdimin e konferencës në Paris” (faqe 60) ose “problemi i sigurimit të kostumeve civile për delegacionin, barrë kjo që i paska rënë njësitit gueril dhe atij të logjistikës që ka vepruar në Prishtinë dhe se si në të njëjtën kohë edhe popullata e fshatit Shalë qenka mobilizuar për t’i gjetur kostumet, dhe në ndërkohë, paska sjellë disa palë sosh” (faqe 62). Madje se si “nga Aeroporti i Prishtinës aeroplani është ngritur në ora 15:45 min, ndërsa ka ateruar në Aeroportin ushtarak të Parisit, në ora 20.30 min, kurse delegacioni ynë ka arritur në hotelin “SOFITEL”, jo larg Portës Triumfale, në qendër të Parisit, në ora 24:20 min” (faqe 141) dhe se “udhëtimi nga Parisi gjer në Rambuje qe bërë me një autobus luksoz, nën një përcjellje të veçantë të forcave të sigurisë franceze” (faqe 64). Është mirë të përmendet edhe një tjetër margaritar këtu: “…Pandërgjegjshmëria e delegacionit serb, alias jugosllav, që gjendeshin sipër delegacionit tonë, dhe bënin aq shumë zhurmë, si duket qëllimisht, sepse për asnjë çast nuk pushtonte trokëllima e takeve të këpucëve dhe gërvishtjet e karrigeve…” (faqe 68). E tash shtrohet pyetja: vërtetë duhet të futen në një temë magjistrature këto gjëra banale?!

Për fund: në bibliografi të kësaj magjistrature, autori ka shënuar se ka përdorur 60 libra si literaturë (përjashto këtu burimet tjera si, për shembull, Rezoluta të Këshillit të Sigurimit, Deklarata të Unionit Evropian, Deklarata të Grupit të Kontaktit…), ndërsa në krejt punimin e magjistraturës ka 47 fusnota. Edhe sikur në çdo fusnotë të citohej nga një libër prapëseprapë do të mbesnin pa u cituar 13 libra (përjashto sërish burimet tjera). Por, e keqja është se në këto 47 fusnota janë cituar vetëm 14 libra. Pse atëherë duhet të figurojnë 60 libra në bibliografi?! Për çështje estetike?! Kjo që ka bërë autori i kësaj magjistrature është në kundërshtim me rregullat e shkrimit akademik. Merita të mëdha përkitazi me këtë ka edhe mentori i kësaj magjistrature prof. dr. Esat Stavileci. Madje-madje, ç’është e vërteta, autori i kësaj magjistrature nuk është dashur të lejohet që si temë ta ketë Konferencën e Rambujesë, meqenëqë ka qenë anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe nuk është e pëlqyeshme aspak që dikush të magjistroj për një ngjarje protagonist i së cilës ka qenë vet.

Hajredin Kuçi zbulon ‘të drejtën e përkohshme ndërkombëtare’
Kuçi, Hajredin “Independence of Kosova/o Stabilizing or Destabilizing factor in the Balkan?”, Jalifat Group, Houston, March 2005

Libri “Independence of Kosova/o Stabilizing or Destabilizing factor in the Balkan?” (Pavarësia e Kosovës faktor stabiliteti apo destabiliteti në Ballkan?) i Hajredin Kuçit përbëhet nga 12 kapituj me gjithsej 211 faqe. Në këtë libër autori nuk ka bërë asgjë më shumë se një përmbledhje nga librat, artikujt, dokumentet, gazetat… e ndryshme dhe, për më keq, vërehet ashiqare se ky libër është shkruar shpejt e shpejt dhe ka gabime të shumta.

Për shembull, gabime logjike: në faqe 84 të librit: “‘Deklarata për Jugosllavinë’ e Unionit Evropian e datës 16 dhjetor 1991 ka refuzuar kërkesën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.”. Së pari, kjo deklaratë nuk ka qenë e Unionit Evropian, por e Komunitetit Evropian sepse atëbotë s’ka ekzistuar Unioni Evropian. Këtë duhet ta dijë Kuçi të paktën për arsye se në Universitetin e Prishtinës ligjëron lëndën “E drejta e Unionit Evropian”. Dhe, së dyti, nuk ka mundur Komuniteti Evropian të refuzojë kërkesën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi më 16 dhjetor - me ç’rast përmes kësaj deklarate që e përmend autori publikohen Kushtet për Njohjen e Shteteve të Reja në Evropën Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik - për arsyen e thjeshtë se pala shqiptare ka kërkuar njohje pas datës 16 dhjetor dhe nuk ka mundur, edhe po të donte, të kërkonte njohje para datës 16 dhjetor gjegjësisht para publikimit të kushteve për njohje të shteteve të reja të përmendura më sipër.

Një diçka interesante dhe që duhet të merret si shembull për të mirë është se autori nuk e deformon, ta zëmë, përmbajtjen e Rezolutave që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar për Kosovën (1160, 1199, 1203, 1239, 1244), dhe nuk e deformon as përmbajtjen e Marrëveshjes së Rambujesë, Marrëveshjes Hollbruk-Millosheviq dhe dokumenteve tjera që kanë të bëjnë me Kosovën. Përjashtim për interpretim të saktë të dokumenteve bën interpretimi që autori i bën Referendumit për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, me ç’rast nuk e përmend fare se Kuvendi i Republikës së Kosovës më 22 shtator 1991 ka shpallur Rezolutën për Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, me të drejtë pjesëmarrjes konstituive në lidhjen e shteteve – republikave sovrane (në Jugosllavi) mbi bazën e lirisë dhe barazisë së plotë të republikave – shteteve në lidhjen e tyre dhe kjo rezolutë ka qenë bazë për mbajtjen e referendumit më 26-30 shtator 1991, në të cilin referendum kanë marrë pjesë 87.01%, e prej tyre, 99.87% kanë votuar në favor të Kosovës shtet i pavarur dhe sovran…

Një lloj tjetër i gabimit është kësodore: në faqe 71 autori shkruan se “Plani më serioz për zgjidhjen e problemit të Kosovës, deri në vitin 1998 ka qenë plani francezo-gjerman, mirëpo ky plan është refuzuar nga ministri i punëve të jashtme të Jugosllavisë, Milan Milutinoviq edhe përkundër shumë përfitimeve që do të kishte Jugosllavia sikur ta pranonte këtë plan.”. Kjo fjali jo vetëm që nuk është cituar, por, në faqe 83 të librit përsëritet ad litteram, mirëpo, tani me një dallim: në faqe 83 edhe citohet si mendim i “Gary Dempsey, “Kosova Crossfire”, Mediterranean Quarterly. Vol. 9. No. 3. Summer, 1998. p. 100”. E njëjta gjë i ndodhë autorit edhe, ta zëmë, për shembull, në faqe 140: “Gjatë tërë kohës shqiptarët në ish-Jugosllavi janë trajtuar si minoritet edhe përkundër faktit se që nga themelimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene popullata shqiptare ka qenë më e madhe se së paku popullata e njërës prej themelueseve të Mbretërisë SKS” dhe këtë mendim autori (shih fusnotën 334 në faqe 140) e citon si të huazuar nga Mendimet e Komisionit Badinter për ish-Jugosllavinë. Kjo është skandaloze. Dihet fare mirë se një gjë e tillë nuk thuhet në asnjërin prej mendimeve të Komisionit Badinter dhe, për më shumë, Badinteri as që e përmend në mendimet e tij Kosovën dhe shqiptarët. Për fat të keq, po e njëjta fjali që është në faqe 140, tekstualisht është edhe në faqe 167, por, tani e cituar si fjali e huazuar nga libri “Historia e Ballkanit” të autorit George Castellan, faqe 49. Mirëpo, për fat të keq të Hajredin Kuçit, Castellan në këtë pjesë të librit të tij nuk bën fjalë fare për atë se si janë trajtuar shqiptarët në ish-Jugosllavi. Kjo është ultraskandaloze. Të tilla gabime në këtë libër ka me bollëk. Kjo që ka bërë Kuçi do të ishte qesharake po të mos ishte tragjike.

Shkojmë tutje: shumë paragrafë në këtë libër përsëriten ad literram, por këtu po i përmend vetëm disa: Paragrafi i tretë në faqe 49-50 përsëritet në faqe 170; paragrafi i dytë në faqe 71 përsëritet në faqe 85; paragrafi i dytë dhe i tretë në faqe 71 përsëritet në faqe 89; pothuajse të gjithë paragrafët që nga faqja 120-129 janë edhe në fillim të librit, përkatësisht në kapitullin II, III dhe IV; paragrafi i parë në faqe 119 përsëritet në faqe 169; paragrafi i dytë dhe i tretë në faqe 134 përsëritet në faqe 140-141; paragrafi i tretë në faqe 137 përsëritet në faqe 145; paragrafi i tretë në faqe 139 përsëritet në faqe 172; paragrafi në faqe 146-147 përsëritet në faqe 156; paragrafi i katërt në faqe 149 përsëritet në faqe 153… Nuk gabojmë aspak po qe se themi se 1/3 e librit është përsëritje!

Shumica e fusnotave në librin “Independence of Kosova/o Stabilizing or Destabilizing factor in the Balkan?” (Pavarësia e Kosovës faktor stabiliteti apo destabiliteti në Ballkan?) të Hajredin Kuçit janë krejtësisht identike me fusnotat nga libri i Enver Hasanit “Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Kosova”. Për shkak të respektit ndaj lexuesit po i përmend vetëm disa:

Në faqe 22 (fusnota 14) të librit të tij “Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Kosova” të botuar në vitin 2000 nga Instituti Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, Enver Hasani citon librin “Vitet e humbura” të autorit Mehmet Kraja, më saktë citon një mendim të këtij autori nga faqja 74 kurse po në faqen 22, fusnota 15, Enver Hasani citon një mendim tjetër nga faqja 61 e libri “Vitet e humbura” të autorit Mehmet Kraja. Që të dy këto mendime janë të cituara edhe në librin e Hajredin Kuçit në faqe 37 përkatësisht faqe 39. Kurse, në faqe 51 (fusnota 86) të librit të tij Enver Hasani citon një fjali nga libri “The truth on Kosovo”, botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Shqipërisë dhe Institutit të Historisë, faqe 341-342. I njëjti mendim citohet edhe nga Hajredin Kuçi në faqe 60 të librit të tij. Ndërsa, në faqe 67 (fusnota 110) të librit të tij Enver Hasani citon një mendim të autorit Hasan Unal, Trop de Zeal, “National Interest” No 43 Spring 1996, faqe 95 dhe po të njëjtin mendim e citon edhe Hajredin Kuçi në librin e tij, më konkretisht në faqe 71. Ndërkaq, në faqe 23 (fusnota 17) Enver Hasani citon Branka Magas, The Destruction of Yugoslavia, faqe 9 dhe po të njëjtin mendim e citon edhe Hajredin Kuçi në faqe 45 të librit të tij. E tmerrshme është kjo: në faqe 79 (fusnota 135) Enver Hasani citon dy autorë dhe teksti i fusnotës ky: “Fabian Schmidt, Teaching Wrong Lessons in Kosovo. “Transition” Vol. 2 No 14 July 1996 faqe 37-40; Jansuz Bugajski, The Kosovar Volcano. “Transition” Vol. 4 No. 5 October 1997 faqe 66-72”. Po i njëjti tekst është në faqe 70, përkatësisht në fusnotën 170 të librit të Hajredin Kuçit. Në të vërtetë, akoma më i tmerrshëm është përvetësimi i një gabimi të Enver Hasanit. Për shembull, në faqe 52-53 kur autori i librit bën fjalë për Mendimet e Komisionit Badinter për ish-Jugosllavinë thotë se “… në të trembëdhjetë mendimet e Komisionit Badinter…”, e Robert Badinter nuk ka dhënë trembëdhjetë, por pesëmbëdhjetë mendime përkitazi me shpërbërjen e Jugosllavisë. E, ky është një gabim që e ka bërë Enver Hasani në librin e tij dhe e ka përvetësuar Hajredin Kuçi.

Fare në fund duhet thënë edhe se ky libër është shkruar në gjuhën angleze dhe niveli i anglishtes është tejet i dobët. E pabesueshme i dobët. Këtu po i përmendim vetëm dy-tre shembuj: ‘temporary international law’ (faqe 129) me siguri autori ka dashur të thotë ‘contemporary international law’, pra ‘e drejta ndërkombëtare bashkëkohore’, e jo siç është në libër ‘e drejta e përkohshme ndërkombëtare’. Më pas, ‘E drejta ndërkombëtare’ në gjuhën angleze është ‘International Law’, pra ‘Ligji ndërkombëtar’, por autori thotë ‘International right’ në shumë vende, e këtu po e përmendim vetëm sa për ilustrim atë që e thotë në faqe 143 ‘… the professor of the International Right, Dr, Gruda…’…  Megjithatë, kjo nuk është edhe aq keq. Më keq do të ishte: ‘… the professor of the International Left, Dr, Gruda…’… Kësaj radhe kaq!

Ata nuk po e shkelin Rezolutën, por vullnetin e popullit!
Këtyre ditëve më ka rastisur të lexoj shkrime në të cilat thuhej se ata që po shkojnë në Vjenë për të negociuar me palën serbe po e shkelin Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, të miratuar më 17 nëntor 2005. Kur u pat hartuar teksti i kësaj Rezolute, pra versioni fillestar, ka pasur reagim të përfaqësuesve të misionit ndërkombëtar në Kosovë. Vërtetë teksti i asaj Rezolute ka qenë i mrekullueshëm. Po të miratohej ai tekst, pas 45 minutave do të pasonte, siç rëndom ndodhë në raste të tilla, zhvlerësimi nga ana e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP-së). Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur sepse deputetët kosovarë – asgjë e jashtëzakonshme – lëshuan pe. Tekstit të Rezolutës që përbëhej prej 10 pikave, krejt në fund ja shtuan edhe këtë fjali: “Kjo Rezolutë paraqet bazën juridike dhe politike për platformën e Delegacionit të Kosovës për pavarësinë e Kosovës”. Falë kësaj fjalie, PSSP-ja, Soren Jessen Petersen, nuk e zhvlerësoi këtë Rezolutë me arsyetimin se kjo Rezolutë nuk është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Rrjedhimisht, Rezoluta paraqet bazën e Delegacionit të Kosovës në bisedime me palën serbe dhe, siç dihet, bisedimet nënkuptojnë kompromis, e kompromisi, po ashtu siç dihet, nënkupton lëshuarjen pe të të dyja palëve. Pra, nuk ka logjikë të thuhet se ata po e shkelin Rezolutën për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, sikurse qysh nuk ka logjikë të thuhet – sikur bënin më herët disa kundërshtarë të negociatave – se kishat dhe manastiret ortodokse do të fitojnë status eksterritorial dhe në të njëjtën kohë të thuhet se Kosova nuk do të jetë shtet i pavarur dhe sovran. Kjo për arsyen e thjeshtë se nëse Kosova nuk do të jetë e pavarur dhe sovrane, atëherë, nuk mund të ketë status eksterritorial për kishat dhe manastiret ortodokse serbe, por, mund të ketë zona me status të veçantë. Pra, ata që kanë shkuar në Vjenë nuk po e shkelin Rezolutën e Kuvendit për Kosovën shtet sovran e të pavarur, por, përkundrazi, po e zbatojnë atë dhe rrjedhimisht po e shkelin vullnetin e popullit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka deklaruar se ka shkuar në Vjenë për të argumentuar pavarësinë e Kosovës, e cila, sipas tij, është e panegociueshme dhe se takimi i Vjenës është një hap përpara drejt njohjes së pavarësisë. Nëse është e panegociueshme pavarësia, atëherë, pse Kryeministri i Kosovës ka shkuar në Vjenë kur dihet se atje duhet të bisedojë me palën serbe për statusin e ardhshëm (jo përfundimtar) të Kosovës dhe jo të bisedojë – siç po i mashtrojnë qytetarët – me bashkësinë ndërkombëtare sepse kjo e fundit është ndërmjetësues, e jo palë negociuese. Që do të thotë se nuk ka kuptim të negociosh me ndërmjetësuesin dhe jo me palën kundërshtare. Fundja, ndërmjetësuesi ka kuptim vetëm kur negociojnë dy e më shumë palë. Po ashtu, dihet fare mirë se për këto negociata janë disa parime të Grupit të Kontaktit, e të cilat thonë se zgjidhja e statusit të ardhshëm (jo përfundimtar) të Kosovës duhet të jetë në përputhje me Rezolutën 1244, e cila Rezolutë, bashkë me raportin e Kai Eides, është baza e negociatave mes Serbisë dhe Kosovës. Këto negociata nuk po bëhen për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Sepse për t’u njohur Kosova së pari duhet të jetë. Është me rëndësi të thuhet se në të drejtën ndërkombëtare ekzistojnë dy teori për njohjen e shteteve: teoria konstituive dhe deklarative. Siç duket, Çeku është përkrahës i teorisë konstituive ngase ai po konsideron se shteti krijohet me aktin e njohjes. Ndërsa sipas teorisë deklarative shteti nuk krijohet me njohje, por me njohje vetëm konstatohet se shteti është krijuar. Pra, siç edhe thotë një autor i njohur i së drejtës ndërkombëtare, Colin Warbrick në kapitullin States and Recognition in International Law të librit International Law edituar nga Malcolm D. Evans, njohja s’është kriter legal i shtetësisë.  Nuk mund të thuhet se Kosova është shtet pasi që ka territorin e caktuar dhe popullsinë. Sipas Konventës së Montevideos të vitit 1933 për të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve, shteti për të qenë subjekt në të drejtën ndërkombëtare, përveç territorit dhe popullsisë, duhet t’i plotësojë edhe dy kushte tjera: qeverinë përkatësisht pushtetin sovran dhe aftësinë për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera. Asnjërën nga këto dy kushte nuk e plotëson Kosova ngase pushteti sovran dhe marrëdhëniet me jashtë janë kompetencë e UNMIK-ut. E, siç dihet mirëfilli, UNMIK-u, në bazë të Rezolutës 1244, është një administratë e përkohshme për Kosovën nën të cilën populli i Kosovës mund të gëzojë autonomi përmbajtjesore në kuadër të RFJ-së… Kështu që, Kryeministri i Kosovës duhet ta ketë të qartë se për t’u njohur duhet të jemi.

Në anën tjetër, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në fjalimin e tij në Vjenë, veç tjerash ka deklaruar se pala kosovare mirëpret vazhdimin e pranisë së NATO-s në Kosovë. E saktë! Nuk ka asnjë dilemë se duhet të vazhdojë prania e NATO-s në Kosovë, por duhet të ndryshojë misioni i saj ngase po qe se futeni në faqen e internetit të NATO-s (http://www.nato.int/docu/facts/2000/kosovo.htm) dhe kërkoni informacione përkitazi për misionin e NATO-s në Kosovë, atëherë, që në fillim të përshkrimit të këtij misioni në Kosovë, do të hasim këtë fjali: Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka për qëllim që të krijoj një ambient të sigurt në provincën serbe. Për më shumë, edhe Henry Kissinger në librin e tij “Toward a diplomacy for the 21st century - Does America need a foreign policy?”, kur bën fjalë për misionin e trupave të NATO-s në Kosovë, mes tjerash, thotë: “Forcat e NATO-s në Kosovë janë në kuadër të mandatit të Kombeve të Bashkuara, dhe funksionojnë në kundërshtim me aspiratat e popullatës shqiptare” (faqe 270). Pra, tash ka shumë rëndësi se cili do të jetë statusi i forcave ndërkombëtare në Kosovë dhe me kë do të kenë marrëveshje këto forca për të qëndruar edhe më tutje në Kosovë. Pra, a do të vazhdoj të jetë valide edhe më “Marrëveshja e Kumanovës” e datës 10 qershor 1999 mes NATO-s dhe RFJ-së apo do të ketë marrëveshje mes NATO-s dhe palës kosovare (SOFA - Status of Forces Agreement), sikurse e kanë, ta zëmë, Shqipëria, Maqedonia…

Negociatorët kosovarë do të lëshojnë pe. Dëshmia më e mirë për këtë janë bisedimet e ashtuquajtura teknike. Dihet shumë mirë se para se të fillojnë të ashtuquajturat bisedime teknike për decentralizim dhe trashëgimi kulturore, përfaqësuesit kosovarë në Vjenë thoshin se nuk do të pranojnë në asnjë mënyrë që të krijohen komuna të reja me shumicë serbe. Mirëpo, ata më pas lëshuan pe dhe pranuan që të krijohen 3 (+1) komuna me shumicë serbe. Por, meqenëqë pala serbe kishte kërkuar 19 komuna, atëherë, 3 (+1) komuna me shumicë serbe nuk ishte zgjidhje kompromisi dhe, rrjedhimisht, bashkësia ndërkombëtare bëri presion mbi palën kosovare që të jetë më zemërgjerë. Ata sërish lëshuan pe duke pranuar që të krijohen 5 (+1) komuna me shumicë serbe. Tani edhe pse ata po thonë se 5 (+1) komuna me shumicë serbe është vija e kuqe, do të pranojnë afërsisht 10 (+1) komuna me shumicë serbe (me arsyetimin se këtë po e bëjnë për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran). Këto komuna më pas, ashtu siç parashihet në raportin e Kai Eides, do të kenë lidhje të veçantë me Beogradin. Sidoqoftë, e rëndësishme është se Delegacioni i Kosovës ka arritur i pari në Vjenë dhe pas tij ka arritur Delegacioni i Serbisë. Kjo është edhe një dëshmi se Kosova do të jetë e pavarur dhe sovrane. Dhe, nuk ka rëndësi që ndërmjetësuesi për statusin e ardhshëm të Kosovës, Marti Ahtisari, pas takimit të nivelit më të lartë të dyja palëve ka kërkuar që palët të jenë “realiste dhe fleksibile për të arritur një progres substancial”.

Kosova për shpejt e Pettiferit
James Pettifer, ‘Ekspresi i Kosovës - udhëtim  në kohë lufte’, Liria, Prishtinë, 2004

James Pettifer, shkrimtar, gazetar, publicist dhe analist nga Britania e Madhe, është autor i disa librave për Ballkanin: ”Labirinti turk”, ”Libri i kaltër për Bullgarinë”, ”Libri i kaltër për Shqipërinë dhe Kosovën”, ”Çështja maqedone” dhe disa veprave tjera. Në librin ‘Ekspresi i Kosovës - udhëtim në kohë lufte’ Pettifer kryesisht merret me mbulimin e luftës në Kosovë nga mediat, kryesisht nga gazeta The Times, për të cilën gazetë Pettifer ka raportuar nga Ballkani (gazetaria në Ballkan është pafundësisht pjellore), e në veçanti nga Kosova. Është mirë të thuhet se këtë libër autori ja kushton Miranda Vikersit, e cila, sipas autorit, ka qenë shembull me punën e përkushtuar dhe të pakompromis si në luftërat

e hapura, edhe në ato të nëndheshme për  demokracinë e lirinë në Shqipëri e në Kosovë.

Në këtë libër janë të përshkruara deri në detaje vendet që i ka vizituar autori i librit (për shembull, hotel Grandi në qendër të Prishtinës për Petiferin ka qenë qendër jo vetëm e kriminelëve si Arkani dhe disa oficerëve tjerë të APJ-së, por edhe qendër e prostitucionit dhe kontrabandës së drogës…). Po ashtu janë të përshkruar edhe njerëzit që ka takuar. Duhet thënë se Pettiferi është mik i shumë politikanëve kosovarë si Adem Demaçi, Veton Surroi, Fehmi Agani (i cili kishte vendosur lidhjet e veta me familjen e Adem Jasharit dhe militantët e Prekazit, gjë që ka qenë një nga faktorët kryesor që ka ndikuar në vrasjen e tij me të nisur fushata e bombardimeve të NATO-s)… Pettifer, si korrespodent i gazetës The Times gjatë luftës në Kosovë, ka qenë kundër bisedimeve që bënte bashkësia ndërkombëtare me Millosheviqin përderisa kishte mbi një vit që vazhdonin vrasjet, përdhunimet, zhdukjet e njerëzve, përgjithësisht spastrimi etnik (term ky që u shfaq më 1991, e që besohet se e kishte krijuar një vëzhgues ushtarak rus në Kroaci dhe për herë të parë është përdor në gazetën Times të Londrës, më 9 korrik të vitit 1991). Siç shpjegon Pettifer, Sllobodan Millosheviqi në Britani të Madhe quhej pasardhësi i Titos dhe partner i Britanisë së Madhe kundër ndikimit rus në Ballkan dhe ky parim kishte qenë baza e politikës së jashtme të Britanisë së Madhe ndaj Jugosllavisë gjatë shumë viteve, e në praktikë kjo do të thoshte se mbyllej njëri sy për pothuaj cilëndo shkallë të shkeljes së të drejtave të njeriut e të ligjshmërisë nga ana e Qeverisë së Beogradit (faqe 44).

Libri ‘Ekspresi i Kosovës - udhëtim në kohë lufte’ ka disa pjesë interesante me intervistat që autori ka bërë me dr. Rugovën gjatë viteve të 90-ta. Është shumë interesante se si ai e kritikon Rugovën (shpesh-herë edhe e fyen: Ibrahim Rugova nuk e flet frëngjishten aq mirë. Thaçi flet rrjedhshëm gjermanishtën dhe kishte shkuar për të studiuar histori në Universitetin e Zyrihut (faqe 36-37)) dhe, në anën tjetër, e lavdëron skajshmërisht Thaçin (Thaçi është një i ri shtatlartë, elegant me pamjen e hijshme të një ylli kinemaje, që më vonë do të mrekullonte Medlin Ollbrajtin e të tjerët në rrethin e Bill Klintonit (faqe 43)) dhe kjo e bën këtë libër të anshëm. Dhe, jo vetëm kjo: në këtë libër ka vetëm një fotografi dhe ajo fotografi është Hashim Thaçi me Adem Jasharin. Vështirë e besueshme se Rugova, siç thotë autori në këtë libër, ka pasur debate të rregullta me një të ri krejt të panjohur nga Drenica fshatare, nga një katund i humbur që quhej Brojë. Emri i djalit shtatlartë e hollak ishte Hashim Thaci, në atë kohë kryetar i Unionit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (Hashim Thaçi nuk ka qenë asnjëherë kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të UP-së. Ai ka qenë vetëm prorektor student – vërejtja ime) dhe anëtar i organizatës së ndaluar Lëvizja Popullore e Kosovës. Paskëtaj, për fat të keq, autori nuk e thotë të vërtetën kur thotë se disa nga udhëheqësit themelorë të UÇK-së do të arrestoheshin në kohë të ndryshme nga Qeveria e Sali Berishës: Adem Jashari më 1993, Zahir Pajaziti më 1995, dhe Hashim Thaçi më 1996 (faqe 91), sepse Hashim Thaçi nuk është arestuar asnjëherë. Dhe këtë e thotë edhe këshilltari politik i Hashim Thaçit duke shtuar se Thaçi nuk është arrestuar asnjëherë, por se ka pasur një përpjekje për ta arrestuar në vitin 1993, mirëpo pa sukses. Mandej kur autori flet për kryengritjen më të rëndësishme të Drenicës në shekullin e njëzetë, jo që nuk e përmend Shaban Pollozhën fare, por thotë se gjyshi i Hashim Thaçit, Sinan Idriz Thaçi na paska qenë në qendër të kësaj lëvizjeje të rezistencës (faqe 207). Dhe kulminacioni arrihet kur autori thotë se morali në Kosovë u ngrit lart kur u mësua lajmi i papritur se Hashim Thaçi (udhëheqës ilegal legjendar) ishte ngritur në postin e zëdhënësit kryesor politik të palës shqiptare (faqe 210 dhe 351). Kjo nuk është aspak e vërtetë sepse kur është emëruar Thaçi shef i Drejtorisë Politike të UÇK-së (e jo siç thotë autori zëdhënës) pjesa dërrmuese e popullatës nuk e ka njohur fare Thaçin dhe, rrjedhimisht, nuk ka pasur se si të ngrihet morali, por, ç’është e vërteta, në vend të moralit është ngritur pyetja: kush është ky njeri tash?!

Sidoqoftë, pas vitit 1992, pra kur lufta në Bosnjë kishte arritur pikën kur varrezat e Sarajevës ishin mbushur plotë dhe po përdoreshin parqet publike si vende për të varrosur të vdekurit, në rast se nuk kishit një numër të vdekurish për të kumtuar, atëherë nuk kishit ngjarje për një shkrim. Dhe, Pettifer ka pasur shpesh herë vështirësi për botimin e shkrimeve të tij dhe ka pasur edhe raste kur janë botuar shkrime të tij të cenzuruara. Por, për fat të mirë, nuk është cenzuruar edhe shkrimi i datës 8 gusht 1998 botuar në The Times, me titullin ‘Fushat vrastare të Kosovës’ ku Pettifer kishte kërkuar intervenimin e NATO-s. Bile-bile, në një rast ai ka plotësisht të drejtë kur shkruan se  ”Serbët vranë jo më pak se 44 pjesëtarë të familjes Berisha në Suharekë më 26 mars duke kryer një nga krimet më të rënda të gjithë luftës. Gjithë fisi u shfaros me gjakftohtësi, që nga Ismet Berisha dyvjeçar e deri te Sait Berisha 83 vjeç. Ata dhanë gjithçka për Kosovën dhe vdiqën me kokë lart në duart e barbarëve serbë. Ua bëj me dije këtë shembull atyre në Londër, Paris e Bruksel, që ende sot mëtojnë se ne, që dhamë lajme nga terreni në Kosovë, e paskemi ekzagjeruar egërsinë e veprimtarisë së serbëve” (faqe 338)… Pettifer, thënë përgjithësisht, në këtë libër shpjegon ofanzivat serbe të nëntorit 1997; marsit 1998; korrikut 1998… pra, me pak fjalë, në këtë libër është e shpjeguar pothuajse çdo ngjarje e rëndësishme gjatë luftës së fundit në Kosovë. Madje e shpjeguar deri në detaje, të cilat ta krijojnë përshtypjen se gjithçka është përshkruar milimetrikisht saktë, por, sikur të mos ishin disa gabime në këto detaje (si për shembull: Mahmut Bakalli, i fundit kryetar shqiptar i Lidhjes së Komunistëve në Kosovë (faqe 70), [nuk ka qenë]; Kryeqyteti i Maqedonisë, njëqind e ca kilometra në jug të Prishtinës (faqe 106), [nuk është njëqind e ca kilometra në jug të Prishtinës]; Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni me një burrë shteti (!) më të vjetër, si Rexhep Qosja, hodhën bazat për grevat e mëdha të vitit 1989 (faqe 183), [Bajram Kosumi e Hydajet Hyseni kanë qenë në burg kur është bërë greva, kurse Qosja nuk ka pasur kurrfarë lidhje me grevën]; Në kufirin e Bllacës midis Shqipërisë e Maqedonisë (faqe 262)), [Bllaca është midis Kosovës e Maqedonisë]…

Autori ka vizituar shumë nga vendet ku kanë stërvitur ushtarët e UÇK-së, ku është mbledhur armatim dhe është bërë përgatitja dhe organizimi i ushtarëve për të hyrë në Kosovë dhe ofron detaje interesante… Në këtë libër ai flet edhe për vrasje të rëndësishme që kishin ndodhur brenda rradhëve të UÇK-së, e posacërisht për vrasjen e Ilir Konushevcit, në të cilën vrasje, sipas autorit, kanë qenë të ndërlikuar elementë të policisë

të paguar nga elementë të jashtëm…dhe krejt këtë e shpjegon përmes një dogme klasike të teorisë kundër kryengritjeve, e përpunuar sidomos në Britani nga yjet ushtarake, si gjenerali Frank Kitson, sipas së cilës për ta shkatërruar një lëvizje revolucionare, duhet ndërsyer udhëheqësit njërin kundër tjetrit duke vrarë figurat e shquara.

Krejt në fund duhet thënë se Pettifer ka shumë të drejtë kur vë në pah të metat e lëvizjes pacifiste të drejtuar nga dr. Ibrahim Rugova (i cili sipas autorit ishte i rrethuar nga një grup rojash besnik të cilët në të shumtën e herave arrinin ta pengonin me sukses takimin me të dhe shumë prej njerëzve nga kabineti i Rugovës që ishin intelektualë të mirfilltë ia kishin frikën këtyre rojave (ta zëmë Adnan Merovcit), si, për shembull, mungesën e plotë e mosbindjen civile, grevat ose format joushtarake të luftës, që mund ta kishin mobilizuar popullsinë kundër rregjimit serb, e gjithashtu do ta kishin detyruar bashkësinë ndërkombëtare të hiqte dorë nga roli i sodistëve pasivë.

A ka fituar NATO?!
‘Winning ugly – NATO-s war to save  Kosovo’, Brookings Institution Press, Washington, D.C. 2001

‘Winning ugly – NATO-s war to save Kosovo’ titullohet libri i autorëve Ivo H. Daalder (studiues i politikës së jashtme në Brookings Institution dhe një kohë koordinator për politikë të jashtme i SHBA-ve në Bosnjë e Hercegovinë) dhe Micheal E. O’Hanlon (po ashtu studiues i politikës së jashtme në Brookings Institution, i cili edhe ka specializuar për strategjinë e mbrojtjes së SHBA-ve dhe për intervenimet ushtarake). Ky libër është një rrëfim shumë interesant se si kanë rrjedhur ngjarjet deri në intervenimin e NATO-s dhe se si është bërë ky intervenim. Siç e thotë Timothy Garton Ash (New York Review of Books) në këtë libër ekzaminohet politika perëndimore, e posaçërisht ajo amerikane në luftën e Kosovës. Libri ka gjashtë kapituj dhe përmban një kronologji të ngjarjeve (janar 1998 – gusht 1999), pastaj dokumentet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Kosovën (Rezolutat e Këshillit të Sigurimit, Marrëveshjen Hollbruk-Millosheviq, Marrëveshjen Clark Nauman me autoritetet serbo-jugosllave, Deklaratën e Grupit të Kontaktit për thirrjen e Konferencës së Rambujesë, Deklaratën e NATO-s ku definohen kushtet e NATO-s për ndërprerje të bombardimeve, Marrëveshjen Ahtisaari-Chernomerdyn-Millosheviq, Rezolutën 1244…)…

Sipas autorëve, caku i intervenimit të NATO-s nuk ka qenë një vend, por një njeri: Sllobodan Millosheviq. Ndërsa, qëllimi i fushatës ka qenë që të detyrojë këtë njeri të kthehet në tavolinën negociuese për të gjetur një zgjidhje si dhe për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës nga dhuna serbe dhe dominimi politik. Sipas tyre, nuk duket se NATO e ka pasur për qëllim që të shkatërroj forcat a armatosura serbo-jugosllave, të shkaktoj ndryshime në regjimin e Beogradit ose të realizoj pavarësinë e Kosovës, por, duket se qëllimi ka qenë për ta bindur Millosheviqin për negociatat që do të lejonin një forcë ndërkombëtare të armatosur në Kosovë. Dhe objektivi i Aleancës nuk ka qenë asgjë më shumë se një autonomi për shumicën e shqiptarëve etnikë në Kosovë. Po ashtu duhet thënë se Millosheviqit i është premtuar çarmatosja e UÇK-së. Në fillim të fushatës mund të thuhet se NATO e ka humbur luftën kurse shqiptarët e Kosovës e kanë paguar çmimin për këtë humbje. Në traditën e teorisë së luftës së drejtë, siç argumentojnë disa kritikë, ka qenë shumë jo etike nga ana e NATO-s që të zgjedhë taktikat që efektivisht i ruajnë trupat e NATO-s dhe aq u bën për civilët e pafajshëm shqiptarë në emër të të cilëve, në fakt, edhe po zhvillohej kjo fushatë ushtarake. 500 serbë dhe shqiptarë civilë janë vrarë aksidentalisht nga bombat e NATO-s dhe vetëm dy trupa të NATO-s (dy pilotë amerikanë) për 78 ditë. Në mesin e gabimeve që ka bërë NATO,  konsiderohet edhe bombardimi më 12 prill i urës në Serbinë veriore derisa po kalonte një tren me udhëtarë duke vrarë kështu kryesisht udhëtarët serbë civilë, pastaj bombardimi më 14 prill i një konvoji të refugjatëve shqiptarë…

Pas luftës së parë botërore Serbia dhe Kosova do të integrohen bashkë në shtetin e ri të quajtur Jugosllavi, por, Kosova, me dije qoftë, si pjesë e Serbisë. Kosova ka qenë pjesë e Serbisë më shumë se sa pjesë konstituive e federatës që u shkatërrua më 1990, e nga e cila federatë, republikat e kanë fituar të drejtën e shtetësisë dhe të drejtat sovrane, por jo edhe krahinat autonome të Serbisë edhe pse kanë pasur disa prerogativa të njëjta me republikat. Si rezultat, politika perëndimore karshi Kosovës nuk ka pasur të bëj me vetëvendosjen ose të drejtat nacionale, por me të drejtat e minoriteteve që do të thotë se presioni mbi Beogradin është bërë kryesisht për ta përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut dhe për të krijuar kushtet për një autonomi dhe vetëqeverisje për shqiptarët. Përkushtimi i SHBA-ve për ta ndaluar dhunën serbe në Kosovë daton që nga vitit 1992 sepse interesi i SHBA-ve për stabilitet në Ballkan daton që nga Doktrina Truman. Pra, përkushtimi amerikan ndaj Kosovës daton që nga paralajmërimi i Krishtlindjeve gjegjësisht letra që ja pat dërguar Xhorxh Bushi i Parë Millosheviqit ku, ndër tjera, pat thënë se në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga forcat serbe, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura që të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe pasurisë së Serbisë.

Trupat tokësore

Në fillim që të gjithë kanë qenë kundër futjes së trupave tokësore në Kosovë duke menduar se nevojiten shumë pak ditë për ta bindur Millosheviqin që ta pranojë planin e paqes. Faza e parë e sulmeve ka qenë në sistemin ajror të mbrojtjes, pastaj faza e dytë sulmet në forcat serbe në dhe rreth Kosovës dhe faza e tretë sulmet në objektet ushtarake strategjike të Serbisë përfshirë Beogradin dhe, për fat të keq, nuk ka pasur – deri pothuajse në fund të fushatës – fazë të katërt: trupat tokësore. Qysh me të filluar bombat e NATO-s Klintoni në fjalimin e tij drejtuar kombit ka thënë se nuk e ka ndërmend t’i dërgoj trupat tokësore në Kosovë. Madje, edhe Al Gori më 9 prill 1999 ka thënë se opsioni i përdorimit të trupave tokësore nuk është në konsiderim. Kur Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blairi, më 21 prill, do të shkojë në Amerikë për ta bindur Klintonin se duhet të ndërhyjë me trupa tokësore, ai do të dështojë në misionin e tij. Përfundimisht më 10 maj vendoset që të ndryshoj retorika e administratës për sa i përket përdorimit të trupave të NATO-s dhe përllogaritja do të jetë: nevojiten 175 mijë trupa për ndërhyrje tokësore, ku 100 mijë do të jenë trupa të SHBA-ve, ndërsa për herë të parë në takimin e ministrave të Grupit të Kontaktit më 27 maj 1999 do të diskutohet për rreth shtatë orë mundësia për intervenim tokësor dhe këtu më këmbëngulësja do të jetë Britania e Madhe, e cila ka premtuar se për ndërhyrje tokësore ofron 54 mijë trupa dhe për të treguar se është e gatshme ta bëj një gjë të tillë ministri i mbrojtjes George Robertson ka thënë se ka përgatitur 30 mijë letra për tu dërguar rezervistëve. Ç’është e vërteta, liderët ushtarakë të SHBA-ve kurrë nuk e kanë konsideruar invadimin tokësor si opsion deri para se të fillojë fushata ajrore. Berger ka thënë se Klintoni ka qenë i përgatitur për të mos humbur dhe ka qenë rrjedhimisht edhe i përgatitur për invazion tokësor, e këtë e ka thënë edhe vetë Klintoni, por, një ditë pas përfundimit të bombardimeve. Zaten, kërcënimi me invadim tokësor dhe presioni diplomatik rus ka bërë që Millosheviqi të dorëzohet. Bombardimi i objekteve civile dhe ekonomike rreth Beogradit dhe në tërë territorin e Serbisë ka qenë një tjetër faktor që e ka shtyrë Millosheviqin që të dorëzohet. Sipas autorëve rezultati i intervenimit të NATO-s do të jetë protektorati ndërkombëtar për Kosovën, edhe pse legalisht Kosova do të mbetej pjesë e Jugosllavisë me arsyetimin se pavarësia e Kosovës është faktor destabiliteti sepse do të destabilizohej Maqedonia dhe kështu do të ngjalleshin ambiciet e fqinjëve të saj Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë dhe më pas do të destabilizohej edhe Bosnja, ku serbët do të kërkonin pavarësi. Vendosja e trupave të NATO-s në Kosovë është bërë me qëllim që të demilitarizoj UÇK-në, të mbrojë shqiptarët nga Serbia dhe që të dy këto qëllime, sipas autorëve, janë arritur.

NATO-UÇK

Sipas autorëve njëri ndër opsionet pas dështimit të Rambujesë, përveç vazhdimit të negociatave në formë më ndryshe është dashur që të armatoset UÇK-ja për ta kthyer kështu Kosovën në një Afganistan evropian. Mirëpo, vendet anëtare të NATO-s kanë pasur frikë se intervenimi ushtarak do ta forcoj UÇK-në. Bile-bile, William Cohen, në intervistë me autorët e librit ka thënë se “shqetësimi i SHBA-ve ka qenë se nëse ndërmerret ndonjë aksion, atëherë duhet të jemi shumë të sigurt se jemi tërësisht neutral dhe se UÇK nuk do ta shfrytëzoj NATO-n për qëllimet e saj, pra nuk do të jemi forcë ajrore e UÇK-së. Qëllimi i këtij aksioni ka qenë ruajtja e integritetit territorial të RFJ-së dhe jo pavarësia e Kosovës, e UÇK duhet ta di këtë ngase NATO dhe SHBA e ka bërë të qartë këtë”. Pra, ideja e armatosjes së UÇK-së është kundërshtuar sepse kjo ide mund t’i ketë shtyrë ushtarët e UÇK-së të mendojnë se ata po armatosen për të luftuar për pavarësi dhe se NATO po e përkrah pavarësinë, e ky pozicion do të ishte në kundërshtim me pozicionin e NATO-s se Kosova është pjesë e Serbisë. Në Kosovë, në fakt, kanë qenë dy luftëra, të cilat nuk kanë të bëjnë shumë njëra me tjetrën: Serbia ka kryer luftë kundër popullit shqiptar të Kosovës dhe kundër UÇK-së, kurse NATO ka kryer luftë kundër Serbisë. NATO, përveç në Rambuje (ku edhe do të defaktorizohet UÇK-ja) asnjëherë nuk e ka konsideruar UÇK-në si palë dhe përjashtimi i UÇK-së dhe palës shqiptare nga marrëveshja Hollbruk-Millosheviq, sipas Hollbrukut, është bërë pjesërisht për shkak se nuk ka pasur lidership shqiptar për të negociuar me ta. Duhet thënë se Hollbruku në intervistë me autorët e këtij libri ofron detaje interesante, si për shembull, se Rugova ka pranuar që të takohet me Millosheviqin më 15 maj të vitit 1998 vetëm pasi që Hollbruku i ka premtuar një takim me Klintonin…

Rambujeja

Sipas Ivo H. Daalder dhe Micheal E. O’Hanlon konflikti ka mundur të evitohet sikur të ishin bërë presione më të mëdha ndaj Millosheviqit gjatë vitit 1998, sanksione, kërcënime me sulme ajrore qysh në pjesën e parë të vitit 1998, pra para operacionit të Millosheviqit për pastrim etnik. Në vijim të kësaj duhet parë edhe atë që më 7 tetor Hollbruku i thotë Allbrajtit për Millosheviqin: This guy is not taking us seriosly (Ky njeri nuk po na merr seriozisht). Një strategji negociuese më kreative, sipas autorëve, do ta kishte evituar luftën. Kjo ka logjikë. NATO e ka bërë të pamundshme marrëveshjen me Millosheviqin duke kërkuar që trupat e saj të kenë qasje në tërë territorin e Jugosllavisë dhe, sipas autorëve, gabimi tjetër i NATO-s është mbajtja e referendumit për të ardhmen e Kosovës tri vite pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje. Siç do të dëshmohet më vonë, KFOR nuk ka pasur nevojë që të ketë qasje në Serbinë jugore dhe qendrore për të realizuar misionin e tij në Kosovë. Por, ideja që trupat e NATO-s të kenë qarkullim në tërë territorin e Jugosllavisë nuk ka pasur të bëjë asgjë me realizimin e misionit të NATO-s në Kosovë. Ç’është e vërteta, shumë autorë, si për shembull, Micheal Mandelbaum, sugjerojnë se Rambujeja ka mundur të mos dështojë sikur SHBA-të të kishin ofruar që në Kosovë të ketë mision të Kombeve të Bashkuara, të hiqet kërkesa e referendumit dhe të fshihet dispozita në aneksin ushtarak, e cila i jepte NATO-s të drejtën që të ketë qasje në tërë territorin e Jugosllavisë. Autorët e këtij libri thonë se trupat e NATO-s nuk kanë të drejtë që të futen në tërë territorin e Jugosllavisë, por qëllimi i tyre sipas autorëve ka qenë Kosova. Kjo nuk është e vërtetë. Krejt qëllimi, në fakt, ka qenë futja e trupave të NATO-s në tërë territorin e ish-Jugosllavisë. Kjo gjë do të arrihet gjashtë vite më vonë, saktësisht më 18 korrik 2005, kur në Beograd do të nënshkruhet dokumenti “Në mbështetje të paqes në Ballkan” mes autoriteteve të SMZ-së dhe NATO-s, i cili dokument nënkupton trupim të papengesë dhe të pa pagesë të trupave të NATO-s, pajisjeve dhe mallrave, materialit, armëve, municionit, eksplozivit, automjeteve, helikopterëve dhe avionëve të NATO-s nëpër territorin e SMZ-së.

Me të pranuar që të shkojnë në Rambuje, palët i kanë pranuar 26 parimet që sekretari i jashtëm britanik u kishte dërguar më 30 janar menjëherë pas takimit ministerial të Grupit të Kontaktit. Mirëpo, më pas, siç dihet, pala serbe nuk do ta nënshkruaj Marrëveshjen e Rambujesë edhe përkundër shumë përpjekjeve për ta bindur Millosheviqin për një gjë të tillë. Këtu vlen të përmenden, mes tjerash, përpjekjet e ambasadorit Hill, i cili për tri orë bisedime me Millosheviqin i ka prezantuar atij tërë planin, përfshirë edhe aneksin e sigurisë, të cilin delegacionet në Rambuje nuk do ta shihnin deri një ditë më pas dhe, për më tepër, Hill edhe do ta ndryshoj planin duke inkorporuar disa shqetësime të delegacionit të Serbisë dhe duke shkelur kështu rregullën themelore: draft dokumenti mund të ndryshohet vetëm nëse palët pajtohen. Mirëpo, edhe pas këtyre ndryshimeve të pakta për palën serbe nuk është nënshkruar dokumenti nga Millosheviqi dhe, për më keq akoma, kur Hill ka tentuar ta takoj edhe një herë Millosheviqin, më 19 shkurt, ai ka refuzuar dhe pas refuzimeve të vazhdueshme deri më 23 mars, NATO më 24 mars 1999 (NATO me një personel ushtarak aktiv prej 4 milionësh dhe me shpenzime vjetore për mbrojtje 450 miliardë dollarë) do të ndërmarrë fushatë ushtarake ndaj një vendi me një buxhet vjetor për mbrojtje prej 1.5 miliard dollarë dhe me afërsisht 110 mijë forca ushtarake (faqe 103). Bindja e autorëve është fushata ushtarake ndaj Serbisë nuk ka pasur për qëllim që të bëhet konflikt ushtarak, por vetëm të shfrytëzohet si një mënyrë për të bindur Millosheviqin që ta pranoj Rambujenë. Pesë objektivat e NATO-s janë arritur në Kosovë. Meqë më sipër u përmend referendumi, duhet thënë se autorët vënë në dukje se përveç vullnetit të popullit (edhe pse këtu nuk specifikohet se për cilin popull bëhet fjalë) duhet që të merrem parasysh edhe opinioni i autoriteteve relevante, përpjekjet e së cilës palë për implementimin e marrëveshjes, dhe Akti Final i Helsinkit. Albright në një letër delegacionit të Kosovës thotë se shprehjen “vullnet i popullit” SHBA do ta konsiderojë si e drejtë e popullit të Kosovës për referendum, por Albright ju ka bërë të qartë atyre se edhe vota për pavarësi nuk do të thotë se pavarësia është e garantuar. Duhet thënë se kjo letër e Albrightit ka qenë valide vetëm nëse delegacioni i Kosovës e nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë më 23 shkurt dhe, siç duhet, pala kosovare nuk e ka nënshkruar deri më 18 mars Marrëveshjen e Rambujesë. Autorët thonë se Millosheviqi ka siguruar që Kosova legalisht të jetë pjesë e Serbisë dhe ka arritur që trupat e NATO-s të jenë jashtë Serbisë, pra, të jenë vetëm në Kosovë. Roli i NATO-s në Kosovë është shumë i madh se sa që do të ishte sikur Millosheviqi ta pranonte Marrëveshjen e Rambujesë para bombardimeve.

Marrëveshja NATO-RFJ

Kur Presidenti i Rusisë e ka parë se uniteti i NATO-s po ruhet dhe nuk e ka ndërmend të prishet, atëherë, një dita para samitit të NATO-s e ka telefonuar Klintonin dhe ka kërkuar prej tij që të gjendet një marrëveshje për krizën duke ka propozuar që: të vazhdoj sovraniteti serb mbi Kosovën; administrues i Kosovës të jetë UN; një sektor serb të jetë në Kosovë nëse është e mundshme; dhe të ketë rol balancues mes trupave të vendeve të NATO-s dhe trupave të vendeve jo të NATO-s. Është me rëndësi të thuhet se pas samitit të NATO-s Klintoni ka thënë se ka tri objektiva: të fitojë ushtarakisht mbi Serbinë, ta ruaj unitetin brenda NATO-s dhe të mos prishen marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë… Në realitet, qysh në fillim Rusia ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të këtij “agresioni të papranueshëm” dhe ndjenja antiamerikane në Rusi pas sulmeve të NATO-s është ngritur nga 23% në 49% sepse në intervenimin e NATO-s 70% e në disa raste edhe 95% e arsenalit ushtarak është mbuluar nga SHBA dhe kjo sipas autorëve nuk ka qenë korrekte. Sidoqoftë, individët që kanë bërë punën për definimin e marrëveshjes finale mes NATO-s dhe RFJ-së janë Strobe Talbott, Viktor Chernomyrdin dhe Martti Ahtisaari. Ata janë pajtuar në tri pika: sovraniteti dhe integriteti i Jugosllavisë është i paprekshëm; në Kosovë duhet të vendoset një administratë nën UN dhe refugjatët do të lejohen të kthehen… Me dije qoftë që problem ka qenë se nën komandën e kujt duhet të jetë forca që duhet të dislokohet në Kosovë, pra a duhet të jetë nën komandën e NATO-s, e që rrjedhimisht do të thotë se Komandanti i KFOR-it duhet t’i raportojë drejtpërdrejtë NATO-s. Fillimisht Cernomerdini ka thënë se Beogradi nuk pranon vendosjen e trupave të vendeve që kanë marrë pjesë në bombardim dhe, po ashtu, se duhet të ketë trupa ruse në Kosovë, por këta trupa nuk duhet të jenë nën komandën e UN-it dhe në zonën veriore të Kosovës nuk duhet të ketë trupa të NATO-s fare. Ideja që të ketë zonë ruse (sektor) në Kosovë ka qenë e papranueshme duke pasur parasysh rrezikun që mund të ketë kjo ide, pra se mund të bëhet një zonë serbe dhe një ditë edhe të ndahet nga territori i Kosovës. Ideja e rusëve ka qenë që forcat e vendeve të NATO-s do të ishin në komandën e NATO-s derisa forcat e jo vendeve të NATO-s do të ishin nën komandën e UN-it. Mirëpo, sipas amerikanëve, forca ndërkombëtare ushtarake duhet të jetë nën komandën e NATO-s dhe, për fat të mirë, nuk ka pasur divergjenca mes evropianëve dhe amerikanëve në këtë pikë, të cilat divergjenca do t’i shfrytëzonte Rusia.

Për të bërë presion më të madh mbi liderin serb, Rusia i ka thënë Millsheviqit që edhe ajo beson fuqimisht se NATO është shumë e gatshme që ta invadojë ushtarakisht territorin, kështu që është më mirë ta pranojë planin e paqes dhe më 30 maj 1999, Sergei Stepashin, Kryeministër i Rusisë, i ka telefonuar Klintonit dhe i ka thënë që duhet marrëveshje sa më parë që është e mundshme, ndërsa, më 1 qershor 1999, Strobe Talbott, Viktor Chernomyrdin, Martti Ahtisaari janë takuar në Petersburg, pra jashtë Bonit për disa orë në përpjekje për të gjetur një marrëveshje. Gjatë tërë ditës dhe tërë natës negociatat janë fokusuar në dy çështje: duhet të largohen të gjitha trupat serbe nga Kosova apo jo dhe çështja e dytë trupa ushtarake ndërkombëtare që do të vendoset në Kosovë do të jetë komandë të NATO-s apo jo. Dhe, më pas, është arritur marrëveshja që një numër i trupave serbe të kthehet më vonë në Kosovë, pra qindra, jo mijëra, për pastrimin e minave dhe ruajtjen e monumenteve serbe. Chernomyrdin dhe Ahtisari e kanë takuar më 2 qershor liderin serb për katër orë rresht. Ahtisari i ka thënë Millosheviqit që nuk mund të ndryshohet dokumenti që ja ka prezantuar, por vetëm duhet të zgjerohet dhe janë shumë interesante detajet e bisedës mes Millosheviqit, Ahtisarit dhe Chernomyrdinit, të cilat detaje i ofrojnë autorët në këtë libër (faqe 173-174):

Millosheviq: A do të jenë Kombet e  Bashkaura autoritet në Kosovë në vend të NATO-s…

Ahtisari: Po, por NATO do të ketë komandën operacionale të forcës  së sigurisë ndërkombëtare…

Millosheviq: A do të jetë teksti i  Rambujesë operativ edhe më?

Ahtisaari: Jo, sepse marrëveshja e G8 e ka zëvendësuar atë…

Atëherë, Millosheviqi kthehet kah Chernomyrdini dhe e pyet: Është kjo ajo që unë duhet të bëjë për t’u ndalur bombardimet?

Chernomyrdin: Po, kjo është më e mira që mund të nxjerrësh. Vetëm bëhet më keq për ty nëse e refuzon…

Millosheviq: Qartë. E pranoj!

Fundi

Dhe me 3 qershor këtë dokument e ka votuar Parlamenti i Serbisë me 136 vota pro dhe 74 kundër. Më pas do të bëhet Marrëveshja Tekniko Ushtarake mes NATO-s dhe RFJ-së dhe më 10 qershor 1999 Këshilli i Sigurimit do ta miratojë Rezolutën 1244. Moska do të vendoset në Aeroportin e Prishtinës në mënyrë që të jetë në gjendje të sjellë mijëra trupa përforcime nga Rusia dhe më pas ta vendos sektorin rus në Kosovën veriore, i cili sektor nuk do të ishte nën komandën e NATO-s. Mirëpo, fqinjët serbë nuk kanë lejuar që trupat e Rusisë të kalojnë në zonën e tyre fluturuese. Dhe për këtë, më meritori, siç edhe e thotë Stephen Schwartz në librin e tij “Kosova – prejardhja e një lufte” fakti se plani për zonën ruso-serbe nuk u zbatua, ishte rrjedhojë e guximit dhe e qëndresës së Bullgarisë, e cila refuzoi t’u jap leje ish-patronëve të vet për kalimin e 7.000 trupave ruse. Pas 33 orëve bisedime mes ministrave të mbrojtjes të vendeve përkatëse (Rusi – ShBA) është arritur një marrëveshje më 18 qershor për lejimin e afërsisht 4 mijë trupave ruse në Kosovë, por këto trupa do të dislokohen në sektorin amerikan, francez dhe gjerman, pra jo të kenë një sektor të vetin…

Krejt në fund, duhet thënë se ky libër është libri më fascinant për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Mes shumë faktorëve që e bëjnë të tillë këtë libër, është edhe fakti se autorët janë kritik dhe kanë qasje objektive duke vënë në pah edhe dështimet e Aleancës, mes tjerash, dështimin që në negociata të sjellin edhe Millosheviqin apo dështimin për të ndalur fushatën e spastrimit etnik që do të thotë se fushata ajrore, në fakt, ka qenë e pafuqishme për t’i ndalur krimet që ka bërë Millosheviqi ndaj shqiptarëve të Kosovës.

2 Korriku
Sikur pothuajse çdo datë historike në Kosovë edhe 2 korriku 1990 është keqinterpretuar. Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, në fjalimin javor drejtuar qytetarëve të Kosovës, ka thënë se 2 korriku i vitit 1990 duhet dhe do të kujtohet si datë kur deputetët legjitimuan atë që kishin kërkuar rinia studentore dhe populli i Kosovës dhe është vlerësim për gjakun, vuajtjet dhe persekutimet e një gjenerate të tërë të njohur si gjenerata e ‘81-shit. Mund të thuhet kështu, nëse gjaku, vuajtjet, persekutimet e gjeneratës ‘81 janë bërë për Kosovën Republikë në kuadër të Jugosllavisë. Dhe, dorën në zemër, për Kosovën Republikë në kuadër të Jugosllavisë janë bërë. Sado që Hydajet Hyseni thotë se thellë në shpirt e kemi pasur bashkimin kombëtar, por, politika, sa për informatë, nuk bëhet nga fundi i barkut. Përderisa krahasimi me kërkesën e vitit ‘81 është i saktë, krahasimi me 4 korrikun e SHBA-ve, jo vetëm që është i pasaktë, por edhe është i dëmshëm. Një tjetër krahasim, që po ashtu nuk përkon fare me realitetin, erdhi nga Ramadan Kelmendi, ish-delegat i legjislaturës e cila shpalli 2 korrikun, tash deputet i Kuvendit aktual të Kosovës, i cili ka thënë se me aktin e 2 korrikut Kosova doli e para në aspektin politik nga kthetrat e RSFJ-së para Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi.

Pas suprimimit të autonomisë, kërkesa e lëvizjes kombëtare të viteve 90-të fillimisht ka qenë për republikë në kuadër të Jugosllavisë dhe kjo dëshmohet shumë mirë përveç në Deklaratën Kushtetuese dhe në Kushtetutën e Kaçanikut, edhe në Rezolutën që ka nxjerrë Kuvendi i Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990, ku ndër të tjera thuhet shumë qartë se Republika e Kosovës pret nga njësitë federale të Jugosllavisë që ta njohin sovranitetin e Republikës së Kosovës si anëtare e barabartë e Bashkësisë së Kombeve të Jugosllavisë. Ndërsa, më vonë ndryshon kërkesa: Kuvendi i Republikës së Kosovës më 22 shtator 1991 shpall Rezolutën për Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, por, për fat të keq, edhe pse kjo nuk është kushedi sa e dëmshme, me të drejtë pjesëmarrjes konstituive në lidhjen e shteteve – republikave sovrane (në Jugosllavi) mbi bazën e lirisë dhe barazisë së plotë të republikave – shteteve në lidhjen e tyre. Kjo rezolutë do të jetë bazë për mbajtjen e referendumit më 26-30 shtator 1991, në të cilin referendum kanë marrë pjesë 87.01%, e prej tyre, 99.87% kanë votuar në favor të Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Është me rëndësi të thuhet se lëvizja e asaj kohe atëbotë pat formuluar tri opsione: Opsioni i parë: Kosova e pavarur, garancia për shqiptarët e Maqedonisë që të njihen si komb konstituiv i shtetit dhe vetadministrim për shqiptarët në Mal të Zi dhe në Serbinë e Jugut. Ky opsion mbështetej në mosndryshueshmërinë e kufijve midis republikave të ish Jugosllavisë. Nëse këta kufij do të ndryshonin, atëherë kërkohej republika që do t’i bashkonte të gjithë shqiptarët e ish Jugosllavisë dhe ky ishte opsioni i dytë, ndërsa opsioni i tretë ishte: nëse ndryshojnë kufijtë ndërkombëtarë, bashkimi me Shqipërinë.

Sidoqoftë, me aktin e 2 korrikut të vitit 1990 Kosova nuk ka dalë nga kthetrat e Jugosllavisë, por ka dalë vetëm nga kthetrat e Serbisë dhe atë vetëm deklarativisht. Se Kosova nuk ka qenë në asnjë mënyrë para republikave tjera, e dëshmon më së miri mbajtja e referendumeve: Kroacia do ta mbajë referendumin më 19 maj 1991; Maqedonia do ta mbajë referendumin më 8 shtator 1991; Sllovenia do ta mbajë referendumin më 23 dhjetor 1990; Bosnjë Hercegovinë do ta mbajë referendumin 28 shkurt dhe 1 mars 1992, kurse Kosova, pothuajse e fundit (vetëm para BH-së) do të mbajë referendumin, pra, siç u tha edhe më sipër, më 26-30 shtator 1991. Akti i 2 korrikut të vitit 1990 jo vetëm që po keqinterpretohet, por edhe po përvetësohet. Ta zëmë, Kolë Berisha, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në fjalën e tij në ceremoninë mortore për Presidentin e ndjerë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, mes tjerash, ka thënë se “… Kosova e humbi nismëtarin e Deklaratës Kushtetuese, Kushtetutës së Kaçanikut…” (shih: Koha Ditore, 27 janar 2006, faqe 10). Në fakt, këto janë dy akte të rëndësishme, të cilat i ka mbështetur dr. Rugova dhe lëvizja që ka kryesuar ai, por nuk i ka nisur, e aq më pak hartuar dhe marrë vendim për shpalljen, gjegjësisht miratimin e tyre. Këtë e thotë edhe njëri ndër themeluesit e LDK-së, akademik Mehmet Kraja, në librin e tij ‘Vitet e humbura’. Për më shumë, këtë e pranon edhe vetë lideri i LDK-së, dr. Ibrahim Rugova, në një intervistë dhënë Rilindjes, të datës 26 gusht 1990 (kjo intervistë është e botuar edhe në librin “Nyja shqiptare – fjalë për fjalë” të autorit Mehmet Emërllahu, faqe 87-107), ku thotë se Deklaratën Kushtetuese e bënë këto asociacionet tjera - ka aluduar në ASHAK dhe Kuvendin e Kosovës - dhe kjo aspak nuk prishë punë, ngase strategjia e LDK-së ka qenë dhe është që secili asociacion të punojë në mënyrë autonome… Pra, LDK-ja vetëm i ka përkrahur këto akte dhe kjo mund të dëshmohet edhe me gazetën e përditshme ‘Rilindja’ të datës 3 korrik 1990, ku LDK-ja përmes një komunikate të përbashkët me Partinë Fshatare përkrahin vendimet e Kuvendit të Kosovës.

Shumë nga republikat e RSFJ-së nuk patën reaguar ndaj deklarimit të gjendjes emergjente në Kosovë në fund të shkurtit të vitit 1989 dhe ndaj ndryshimeve kushtetuese e lirisht mund të thuhet se kryesia kolektive federale nuk ka qenë asgjë më shumë se sa asistente ekzekutive e Milosheviqit. Reagimi i vetëm pat ardhur nga Sllovenia. Liderët sllovenë, si nga pozita ashtu edhe nga opozita (e formuar për herë të parë në territorin e ish Jugosllavisë) u patën mbledhur në një takim solidarizues në fund të shkurtit 1989 në Lubjanë për gjendjen e shqiptarëve të Kosovës që jetonin nën gjendjen emergjente. Pra në shkurt të vitit 1989 në Slloveni kemi pasur pozitë dhe opozitë dhe kjo e mbështet më së miri deklaratën naive të Ramadan Kelmendit se Kosova në aspektin politik ka dalë e para nga kthetrat e RSFJ-së. Për më shumë, në prill të vitit 1989, sllovenët kanë zgjedhur anëtarin e tyre për në Kryesinë Federale, Janez Drnovsek, në zgjedhje të drejtpërdrejta. Ky ka qenë një hap i paprecedan për një vend komunist. Hapi i ardhshëm në këtë proces të demokratizimit të Sllovenisë ka qenë ‘Karta Themelore e Sllovenisë’ e qershorit të vitit 1989 e cila hapte rrugën për reformat kushtetuese të Sllovenisë (shtator 1989). Këto reforma i garantonin Republikës së Sllovenisë të drejtën për mbrojtjen nga tendencat centraliste serbe të Millosheviqit dhe ushtrisë jugosllave. Është kjo kartë dhe ndryshimet e mëvonshme kushtetuese që pasuan ekspozimin e karakterit të vërtetë liberal të kërkesës sllovene për vetëvendosje. Sllovenët nuk janë dorëzuar para këtij presioni dhe me 27 shtator 1991 parlamenti i tyre ka votuar për amendamentet e propozuara, të cilat i garantonin Republikës së Sllovenisë më shumë mbrojtje dhe liri aksioni vis-à-vis Serbisë dhe institucioneve federale. Njëjtë para Kosovës kanë qenë edhe republikat tjera të RSFJ-së. Prandaj, edhe jemi ku jemi.

Për Malin e Zi shtet sovran dhe të pavarur!
Më 27 maj të vitit 2005 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i pat kërkuar Komisionit të Venecias që të japë një opinion për referendumin në Mal të Zi. Më 19 dhjetor të vitit 2005 ky komision në opinionin 20 faqesh – që është mbështetur posaçërisht në Kartën Kushtetuese të Unionit Serbi Mali i Zi; Marrëveshjen që i është amandamentuar Kartës Kushtetuese me 7 prill 2005; në Kushtetutën e Republikës së Malit të Zi; ligjin për referendum të Republikës së Malit të Zi dhe në Raportin e Përkohshëm për Gjendjen Kushtetuese të Republikës Federale të Jugosllavisë, i cili është adoptuar nga Komisioni i Venecias në tetor të vitit 2001 – pat konstatuar se legjislacioni i Republikës së Malit të Zi për referendumin e kësaj republike nuk është në shpërputhje me standardet e aplikueshme ndërkombëtare. Po ashtu ky komision ka rekomanduar fuqishëm se duhet të ngjajnë negociata serioze mes pozitës dhe opozitës në Mal të Zi, me qëllim që të arrihet një konsensus mbi parimet që kanë të bëjnë me mbajtjen e referendumit që është propozuar, e posaçërisht ka rekomanduar që rezultatet e referendumit të pranohen nga të gjitha grupet e mëdha politike në Mal të Zi.

Siç dihet, në bazë të Kartës Kushtetuese, e cila pat hyrë në fuqi me 4 shkurt të vitit 2003, Mali i Zi ka qenë shtet anëtar i shtetit të quajtur Unioni Serbi dhe Mali i Zi dhe në bazë të nenit 60 të kësaj Kartë Kushtetuese, Mali i Zi ka mundur të tërhiqet nga ky union shtetëror përmes referendumit në përputhje me standardet e njohura demokratike. Meqë ra fjala, është mirë të përmendet edhe fakti se po në këtë nen, më konkretisht në paragrafin tre të këtij neni, është thënë fare qartë se në rast se Mali i Zi tërhiqet nga Unioni shtetëror Serbi dhe Mali i Zi, dokumentet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Republikën Federale të Jugosllavisë, posaçërisht Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, lidhen tërësisht me Serbinë si suksesore (trashëgimtare). Referendumi në Malin e Zi është mbajtur dhe rezultati final ka qenë 55.5% e qytetarëve të Malit të Zi kanë votuar në favor të Malit të Zi shtet sovran dhe të pavarur. Pra, referendumi në Malin e Zi është mbajtur sepse kështu ka shkruar në dokumentet që kanë të bëjnë me këtë vend, e të cilat dokumente edhe kanë qenë të njohura ndërkombëtarisht. Ajo që thuhet në një dokument edhe zbatohet sepse dokumenti shkruhet për t’u zbatuar, por, me dije qoftë, ka edhe përjashtime. Duhet thënë se forca determinon zbatimin gjegjësisht moszbatimin e një dokumenti. Përfaqësuesi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian (BE-së), Javier Solana, është munduar me mish e me shpirt që ta shtyjë sa më shumë referendumin, por, nuk ja ka arritur që ta shtyjë edhe shumë - krejt kjo për shkak të vendosmërisë së udhëheqjes malazeze pro pavarësisë. Më pas, BE-ja, pasi që nuk rezultoi e suksesshme në shtyrjen e referendumit, atëherë, nuk e caktoi cenzusin e referendumit 51% – sa edhe do të duhej të ishte – por, 55%, që do të thotë se ashiqare BE-ja ka qenë kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Malit të Zi.

Procesi i definimit të negociatave mes Malit të Zi dhe Serbisë duket se do të jetë i komplikuar. Këtë e vërteton më së miri kërkesa e Kryetarit të Malit të Zi, Filip Vujanovic, i cili ka thënë se ndihma e Bashkimit Evropian (BE) në procesin e negociatave të marrëdhënieve të Serbisë me Malin e Zi, do të jetë e domosdoshme, nëse çështjet nuk do të mund të zgjidhen. Në anën tjetër, Parlamenti i Serbisë ka konstatuar se Serbia është trashëgimtare e bashkësisë shtetërore Serbi - Mali i Zi, dhe se ka trashëguar edhe subjektivitetin juridiko-ndërkombëtarë dhe dokumentet ndërkombëtare duke përfshirë edhe rezolutën 1244 për Kosovën. Për këtë vendim kanë votuar 126 deputetë dhe ndërkohë janë udhëzuar të gjitha institucionet shtetërore të kompletojnë procesin e shtetësisë brenda 45 ditëve. Flamuri i Unionit shtetëror është hequr nga ndërtesa e parlamentit dhe është zëvendësuar me flamurin serb. Tash Kosova është vetëm pjesë e Serbisë. Pala kosovare nuk po reagon. Njëjtë sikur nuk pat reaguar as kur është krijuar Unioni Serbi-Mali i Zi, duke e paraparë Kosovën si pjesë të Serbisë. Në fakt, atëbotë pala kosovare pat reaguar, por, duke thënë se nuk na intereson se çfarë është duke ngjarë në tokën e fqinjëve.

Më 19 qershor 2006 në një intervistë dhënë për Radion “Evropa e Lirë” (http://www.europaelire.org), deputetja e LDK-së, Nekibe Kelmendi, ka deklaruar se vendimi i Kuvendit të Serbisë që Serbia të jetë trashëgimtare e Unionit Serbi Mali i Zi, por edhe e rezolutës 1244 është fontanë dëshirash e Serbisë, sepse me ligjet ndërkombëtare nuk është rregulluar që në rast të shpërbërjes së ndonjë federate apo konfederate, trashëgimtare të jetë njëra nga anëtaret e asaj ish federate, apo ish konfederate. Kjo nuk është kështu. Jo vetëm që Serbia e ka paraparë në preambulën e vet dhe në kushtetutën që e pati hartuar kur u themelua Unioni Serbi Mali i Zi, se do të jetë trashëgimtare, por këtë e ka pranuar edhe bashkësia ndërkombëtare dhe është absurd arsyetimi se kjo nuk vlen ngase është ligji i saj i brendshëm. Në fakt, kjo që thotë Nekibe Kelmendi është fontanë dëshirash. Ajo thotë se pavarësimi i Malit të Zi është shpërbërja e Unionit Serbi Mali i Zi dhe jo e ish federatës jugosllave dhe se nuk mund të pretendojë Serbia se është trashëgimtare e ish federatës jugosllave. Këto janë qyfyre! Dihet shumë mirë se Serbia nuk po pretendon që të jetë trashëgimtare e ish federatës jugosllave ngase ky proces ka përfunduar dhe, për fat të keq, Kosova nuk është përfshirë në këtë proces dhe kjo sikur nuk është kuptuar fare ndër ne. Serbia po pretendon dhe do të jetë trashëgimtare e Unionit Serbi Mali i Zi. Për më keq, romuzet e zonjës Nekibe Kelmendi nuk mbarojnë këtu: Rezoluta 1244 është bërë me qëllim që të shpëtohet populli shqiptar nga shfarosja dhe nuk ka qenë qëllimi i saj ruajtja e RFJ-së. Në të vërtetë, qëllimi i kësaj Rezolute ka qenë kryekëput ruajtja e integritetit dhe sovranitetit territorial të RFJ-së.

Sidoqoftë, duhet thënë se është shumë naive ideja se procesi i pavarësimit të Malit të Zi nuk ka kurrfarë lidhje me Kosovën. Në fakt, shtyrja e referendumit dhe më pas cenzusi prej 55% është bërë pikërisht për ta penguar pavarësinë e Kosovës, pra për të mos i ndryshuar kufijtë ndërkombëtarë në rajon. Dhe, tash me bërjen e Malit të Zi shtet sovran dhe i pavarur, pra me shpërbërjen e shtetit të quajtur Unioni Serbi Mali i Zi (pjesë e të cilit ka qenë edhe Kosova) gjasat e Kosovës për t’u bërë sovrane dhe e pavarur janë shumë të mëdha po qe se shfrytëzohet procesi i shpërbërjes së USMZ-së. Mirëpo, për fat të keq, ka shumë gjasa që të na përsëritet historia: ne nuk e kemi shfrytëzuar një shanse të tillë në vitet 1991-1993, pra kur pat filluar procesi i shpërbërjes së shtetit të quajtur RSFJ, pjesë e të cilit ka qenë Kosova.

Atëbotë, Badinteri na e pat lënë të hapur shtegun kur qysh në mendimin e parë pat thënë ekzistenca ose zhdukja e shtetit është çështje e faktit, kurse efektet e njohjes nga shtetet tjera janë krejtësisht deklarative, për të vazhduar më pas se shteti definohet përgjithësisht si një komunitet i cili përbëhet nga territori dhe popullsia, e cila i nënshtrohet një autoriteti politik të organizuar dhe një shtet i tillë karakterizohet nga sovraniteti. Kjo pak a shumë thuhet edhe në Konventën e Montevideos të vitit 1933 për të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve, pra që shteti për të qenë subjekt në të drejtën ndërkombëtare duhet t’i plotësojë kushtet si: popullsinë e përhershme; territorin e caktuar; qeverinë përkatësisht pushtetin sovran; dhe aftësinë për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera. Në rastin e Kosovës mungesa e kontrollit efektiv të territorit ka ndikuar dukshëm që Kosova të mos ketë të drejtën e vetëvendosjes. Me dije qoftë që Lordi Karrington, kryesues i Konferencës për Jugosllavinë, siç edhe e ka thënë vetë në një intervistë, ka punuar sipas principeve të Konferencës, pra, ka qenë i obliguar që të gjitha zgjidhjet t’i kërkoj brenda kufijve republikan (pasi që Kosova ka qenë pjesë e Republikës së Serbisë, problemin e Kosovës e ka shikuar brenda këtyre kufijve). Qysh në mendimin e parë Komisionit të Badinterit, të datës 29 nëntor 1991, thuhet se ish-Jugosllavia gjendet në procesin e shpërbërjes dhe se nuk i plotëson kriteret e pjesëmarrjes dhe të përfaqësimit të domosdoshme për një shtet federal. Nisur nga kjo gjendje, vetëm republikat federale u inkurajuan si etnitete që kishin të drejtën e shkëputjes, pra, vetëm ish-republikat jugosllave kishin të drejtën e trashëgimit të ish-Jugosllavisë – me ç’rast asnjëra prej republikave nuk klasifikoheshin si trashëgimtarë të shtetit pararendës – jo edhe entitetet territoriale të tipit autonom. Por, megjithëkëtë, ekzistenca ose zhdukja e shtetit është çështje e faktit. Kjo është mbi të gjitha.

Mitrovica
Më 4 dhjetor të vitit 2004 Rrjeti i Aksionit për  Kosovën (Kosova Action Network - KAN) pat organizuar  një tryezë me temën “Ndarja dhe bashkimi i  Mitrovicës”. Të ftuar kanë qenë shumë personalitete  politike (në mesin e tyre edhe Ramush Haradinaj, i  cili një ditë më parë qe zgjedhur Kryeministër i  Kosovës dhe në atë tryezë na premtoi se do ta bashkojë  Mitrovicën), por, këtu është e rëndësishme të  përmenden ata që ju patën përgjigjur negativisht  ftesës për të marrë pjesë në këtë tryezë -  përfundimisht për shkak të frikës: Agim Çeku, Bajram  Rexhepi dhe Rrahman Rama. Tryeza ka qenë e ndarë në dy  sesione dhe fare në fund të sesionit të parë “Kur si  dhe pse është ndarë Mitrovica?”, kur fjala i është  dhënë njërit prej eprorëve më të zellshëm të UÇK-së,  Bekim Shytit, e kam marrë vesh se si është ndarë  Mitrovica.

Fillimisht Bekim Shyti na tregoi se ai nuk ka qenë në   nivelin e vendimmarrjes ngase Komandant i Zonës  Operative të Shalës ka qenë Rrahman Rama, ndërsa, ai  ka qenë vetëm komandant i një njësie dhe më pas shtoi  se më datën 17 qershor 1999 forcat e KFOR-it francez  kanë hyrë në Mitrovicë dhe në pjesët tjera ku vepronte  UÇK-ja, ndërkaq ne kemi qenë të vendosur në fshatin  Ashlan – një kilometër më në veri është fshati Pantinë – dhe diku rreth orës 19:00 ose 20:00 kanë ardhur

forca të mëdha franceze me gjasë për të siguruar serbët e fshatit Frashër (Svirnjar) sepse mes fshatit Ashlan, fshatit Pantinë dhe Mitrovicës gjendet fshati Frashër, i banuar kryesisht me serbë. Në pyetjen time – meqenëqë isha njëri ndër moderatorët e kësaj tryeze – se a ka pasur urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm që forcat e UÇK-së të kalojnë apo të mos kalojnë në veri, Bekim Shyti është përgjigjur kësodore:

“…Ne nuk kishim urdhër për të qenë në pjesën veriore  të Mitrovicës, por, përkundrazi, në kohën kur është  bërë Marrëveshja e Kumanovës neve na është thënë nga  gjeneral Rrahman Rama se nga Shtabi i Përgjithshëm i  UÇK-së ka ardhur një urdhëresë që në magjistralen  Vushtrri-Beograd dhe anasjelltas në Mal të Zi –  faktikisht Mitrovica mbetej në një trekëndësh – forcat  e uniformuara nuk guxojnë të ofrohen dy kilometra afër  kësaj magjistraleje gjegjësisht kësaj vije të kuqe.  Kështu që, francezët në atë kohë kanë thënë se nëse  ndonjë pjesëtar i uniformuar – e kjo ka qenë për  UÇK-në sepse në atë kohë nuk ka pasur pjesëtarë tjerë  të uniformuar – e kalon këtë vijë të kuqe, në të do të  shtihet pa paralajmërim. Me gjasë ka pasur një  marrëveshje për këtë punë dhe do të kishte qenë shumë  mirë që në mesin tonë të jenë ata që kanë bërë një  marrëveshje të tillë, qoftë në Rambuje, qoftë ne

Kumanovë apo kudo që ta kenë bërë…”…

Po qe se bazohemi në hulumtimet e opinionit publik që  kanë bërë organizatat më prestigjioze që merren me  këtë punë, atëherë, Agim Çeku dhe Bajram Rexhepi janë  dy njerëzit më me ndikim dhe më me autoritet në  Kosovë. Ka qenë lehtë e parashikueshme që këta dy  njerëz do të jenë pjesë e procesit negociues. Përmes  këtyre dy njerëzve ndërkombëtarët do të tentojnë të  legalizojnë ndarjen e Mitrovicës dhe ka gjasa që të  rezultojnë të suksesshëm. Në vijim të kësaj duhet parë  deklaratën e paradoditshme të Agim Çekut se Mitrovica  do të jetë njëra nga sfidat më të mëdha të statusit.  Zaten, Çeku ka dëshmuar disa herë se është i gatshëm  të bëj kompromis, madje pikërisht për Mitrovicën. Hera  e parë është urdhëresa që, sipas Bekim Shytit, e ka  lëshuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, e në bazë të  së cilës, siç u tha edhe më sipër, trupat e UÇK-së nuk  kanë pasur të drejtë të kalojnë magjistralen  Vushtrri-Beograd dhe anasjelltas në Mal të Zi, e Çeku  ka qenë shef i SHP-së të UÇK-së dhe nuk e ka  kundërshtuar këtë farë urdhërese, kurse hera e dytë është shpërndarja e protestuesve në Marshin për  Mitrovicën që është mbajtur në dhjetor të vitit 1999  (për më shumë shih: Bernard Kushner “Luftëtarët e  Paqes” faqe 133- 138). Tash, e treta e vërteta!