Shkruan: Kushtrim Sheremeti (Aktor)
Qysh nga krijimi i njerëzimit, njerëzit kanë filluar të kenë një nevojë të hatashme për komunikim. Fillimisht, ata kanë filluar të komunikojnë përmes lëvizjeve, pastaj tingujve, vizatimeve e deri në fund kur e zbuluan fjalën ose gjuhën e tyre. Me kalimin e kohës dhe me krijimin e kombeve, u krijuan shumë gjuhë të ndryshme. Dikur njerëzit për shkak të hapjes së terreneve dhe mundësive të udhëtimeve e bashkëpunimeve në mes të popujve të ndryshëm, filluan edhe të zbulojnë gjuhë të cilat do të mund të ishin universale si ajo Esperando, e cila si tentativë nuk u arrit po që të njëjtën ide e zëvendësoi në mënyrë shumë spontane gjuha angleze.
E di se me ketë shpjegim nuk e zbulova Amerikën, por vetëm desha ta filloj udhëtimin tim të shkurtër drejt shpjegimit të asaj që quhet gjuhë e unifikuar dhe nevojës që ne kemi për të!!!
Viteve të fundit në Kosovë ka disa zëra të zhurmshëm që përpos idesë “origjinale” për një komb të ri të ashtuquajtur “Kosovar”, kanë hedhur edhe idenë (gjithashtu “origjinale”) për një gjuhë të re të ashtuquajtur “Kosovarce” e cila do të ishte një përzierje e dialektit geg të gjuhës shqipe si dhe të folmes së rrugës diku në disa skaje të Prishtinës. Pra, me fjalë të tjera, gjithmonë simbas këtyre “ekspertëve”, ky kombi i ri do ta ketë dhe gjuhën e tij, gjithashtu të re. Në dukje të parë, nëse flasim për diçka të re do të ishte shumë e qëlluar, sepse do të ishte absurde nëse do të ndërtoje një automobil të ri dhe t’i vendosje ulëse të vjetra. Por a është kombi – automobil, e aq më shumë a është gjuha – ulëse? Kjo është temë për tu diskutuar!!!
Pastaj këta ekspertë e duan “gjuhën e nënës” dhe japin fakte se nënat tona na kanë mësuar të flasim këtë gjuhë dhe jo në gjuhë letrare prandaj edhe ne duhet ta kemi këtë “gjuhë”?!! Në rregull shumë, fakt interesant!!! Po paramendojeni rastin që dikush nga ne ta ketë nënën shurdhmemece, atëherë ata persona do të duhet të flisnin ekskluzivisht me gjuhën e shenjave dhe kurrë mos ta pranonin fjalën si mjet komunikimi?!!
Dikush nga këta “ideatorë” mund të thotë se jam njeri i frustruar me ide patriotike e besa edhe pseudo patriotike (kështu kam dëgjuar nga këta “ekspertë” t’i thërrasin njerëzit që ndajnë të njëjtin mendim me mua!!!), por nëse distancohemi nga ndjenjat kombëtare, patriotike etj. dhe flasim me gjuhën e interesit, atëherë do të bindemi se ne shqiptarët kemi nevojë të tmerrshme për unifikim edhe më të madh shpirtëror e gjuhësor, e pse jo dhe territorial (kjo e fundit është temë që nuk dua ta prek tash).
Gjithmonë do të flas në vetën e parë dhe me një gjuhë të thjeshtë e të pakomplikuar për shkak se shpresoj të më kuptojnë (apo mem kuptue, sic do të thonin këta ekspertët, e ju paramendojeni ta shkruani këtë fjalë) më lehtë dhe ata që e kundërshtojnë teorinë të cilën unë po mundohem ta mbroj: Unë jam aktor. Zanati im është të luaj në teatër dhe film. Për ta realizuar një film duhen, po e zëmë me një përllogaritje të thjeshtë rreth 1 milion Euro. Por nëse investohen sot në një biznes (e filmi është biznes i shtrenjtë) një shumë e tillë e parave, ajo nënkupton që së paku dyfishi i saj duhet të jetë fitim. Në rastin më ideal nëse ai film shfaqet në të gjitha qytetet e Kosovës, me një fushatë të madhe mediale etj, shanset janë po e zëmë, të fitohen 1.5 milion euro nga të hyrat e biletave. Dhe nëse ky film shfaqet edhe në Shqipërinë administrative ka mundësi t’i grumbullojë dhe (gjithmonë po supozojmë shifra) 1.5 milion euro, çka nënkupton se nga një investim 1 milionësh do të fitohen 3 milion e jo vetëm 1.5 milion. Po të paramendojmë që ta shfaqim këtë film edhe në Maqedoni e në Mal të Zi, shuma do të jetë edhe më e madhe. Por ka një kusht për ti fituar këto të holla (përpos cilësisë artistike kuptohet). Pjesa tjetër e popullit shqiptar duhet ta kuptojnë se çfarë po flitet në mënyrë që të vijnë në kinema dhe të jenë të gatshëm të paguajnë 3 euro për ta shikuar filmin tim. Raste konkrete të dështimit janë disa emisione televizive nga Kosova e Shqipëria që nuk kanë fituar ndonjë popullaritet të madh andej e këndej kufirit, edhe pse janë investuar shuma të mëdha parash, sepse kanë qenë të realizuara në një gjuhë provinciale të disa rretheve të Kosovës e Shqipërisë. Duke vazhduar me shembuj konkret e jo “abstrakt” si kjo puna e filmit (sepse për momentin te hyrat 3 milionëshe nga një film, fatkeqsisht është Mision i Pamundur) këngëtarët nga Prishtina e Tirana apo dhe ndonjë qytet tjetër, vetëm për shkak të gjuhës së njëjtë, e posacërisht të kuptueshme kanë fituar një popullaritet dhe treg të hatashëm në më shumë se 6 milion njerëz (përfshirë dhe shqiptarët e Maqedonisë e Malit të Zi) që është numër shumëfish më i madh sesa 2 milion shqiptarët e Kosovës apo 3 milion të Shqipërisë.
Pastaj, nëse kthehemi tek aspekti patriotik (nuk është turp të jesh patriot, përkundrazi është krenari) si do të duhej ta quajnë gjuhën e tyre shqiptarët e Maqedonisë e Malit të Zi?!! Sipas kësaj teorie të këtyre “ekspertëve”, ata do të duhej që gjuhën e tyre ta quanin maqedonisht apo malazezisht?!! Jam shumë i sigurt se edhe njerëzit që jetojnë në Gjakovë, Pejë apo në Drenicë e Llap do të ofendoheshin, sepse ata do të kishin një “gjuhë” tjetër (gjithmonë simbas teorisë së “ekspertëve”)!!!
Unë besoj shumë se në vend të tentativave së panevojshme për ndryshimin e gjuhës shqipe, shqiptarët do të mblidhen dhe të diskutojnë për një bashkim edhe më të madh sesa e kishin deri tani. Kosova së shpejti do të bëhet shtet dhe do ta ketë dhe flamurin shtetëror. Shpresoj se pas një kohe jo fort të gjatë dhe Shqipëria ta ketë një flamur tjetër shtetror i cili do të vendosej nëpër zyra përkrah atij kombëtar në mënyrë që flamuri shqiptar t’i përkasë të gjithë shqiptarëve që kanë punuar e luftuar, e një numër i madh edhe vdekur vetëm e vetëm për atë flamur dhe këtë gjuhë. Do të duhej të mblidheshin dhe t’i ratifikojnë dhe tekstet mësimore, posacërisht Abetaren dhe Historinë, të cilat do të duhej të mësoheshin gjithandej njësoj.
Jam shumë i sigurt se tentativat e këtyre “ekspertëve” nuk do të kenë sukses, por nëse larg qoftë ndodh një gjë e tillë, unë menjëherë do t’i bashkohem atij grupi të cilët edhe më herët kanë thënë se do ta shpallin veten e tyre “minoritet shqiptar në mes të kosovarëve shumicë” e pastaj shpresoj se do të kemi dhe ulëse të rezervuara në parlamentin e Kosovës.
Tung Kushtrim,
Se Kosova dhe pjes tjera ne Ballkan te banuara me shqiptar kan nji t’folme ndryshe prej asaj Letrare nuk asht zor me e vrejt.
Vet fakti qe une po shkruej ne nji skriptim ndryshe prej atij Letrar, asht fakt qe sikurse edhe shum te tjere ne Kosove (dhe pjese tjera ku jetojn shqiptar ne Ballkan) edhe une kam fshtirsi me u shpreh leht ne gjuhen e unisume ose standardin gjuhsor.
Po m’pelqen qasja shum praktike e nevojes me pas nji gjuhe te perbashket sepse edhe jemi nji komb i cili edhe zyrtarisht po shendrrohet ne Dy Kombe.
I pari i cili e ka zyrtarizu egzistimin e Kombit Kosovar asht, Marti Ahtisari i cili ne dokumentin e tij per statusin e ardhem te Kosoves e thekson Kosovar Nation si Komb te cilin e perbejn, shqiptaret etnik, serbet etnik (te kosoves) dhe te tjere banor te Kosoves.
Mos t’harrojm se kete dokument e ka nenshkru Pala Shqiptare Kosovare, ( Grupi i Unitetit) qe automatikisht nenkupton se po jetsohet nji realitet i ri, nese jo ne siperfaqe athere ne prapavij, po jetsohen formimi i Kombit Kosovar.
Dokumenti i Ahtisarit asht dokumenti baze i themelimit te shtetit te ardhem te Kosoves, ne te cilin shtet kan me jetu’, Kosovar (shqiptar, serb, boshnjak, turq etj etj)
Zyrtarizimi i te folmes se Kosoves, si gjuhe zyrtare e Kosoves zor se ka me ndodhe, mirepo nji nevoje e madhe po paraqitet ne drejtim te rishikimit te standardit gjuhsor.
Une jom prej atyne qe jom rrite me gegnishte ne shpi, edhe sod plaku jem shkrun letra zyrtare ne gegnisht edhe letrat e tija pranohen ne administraten e Kosoves.
Na nuk jemi larg standardit gjuhsor, mirepo duhet edhe me marr parasysh qe, as ne Shqipni nuk asht rujt standardi gjuhsor qysh mendojm na ne Kosove. Pse gjuha ne televizion ose ne radio, e folmja e shqipnise tingllon ma e mire e ma e ambel se e Kosoves, duhet me pranu se melodija e t’folems ne shqipni asht definitivisht ma e shishme, po kjo nuk d’m'th se e folmja e shqipnise asht ma e drejt se e foljma e kosoves.
Kan mbet edhe shum pake dite, deri ne 2008, kur edhe ishim dasht me festu 100 vjetorin e Alfabetit shqip, alfabetit te unisuar, alfabetit me shkronja latine (te gjithe e dijm qe deri para 1908 ne Manastire, deri para 1908 gjuha shqipe asht shkruejt me skripta te ndryshme, arabe, turke, besa edhe cirilike)
E folmja e Kosoves dhe veriut te Shqipnise, Gegnishtja, ka mbet me shumicen e elementeve te saja jashta standardit gjuhesor te cilin sod me fanatizem edhe e mbrojne shum shqiptar te Kosoves.
Ajo qe asht shum interesant asht se mentar (mendimtar) te mdhaj shqiptar, sikur edhe Ismail Kadare vet e kan pranuar se rishikimi i futjse se Gegnishtes ne Standardin gjuhesor asht dicka qe nuk duhet te anashkalohet, d’m'th per te miren e te gjithe neve, te gjithe shqiptarve ne Bote, asht qe ne 100 vjetorin e krijimit te bazes se Gjuhes shqipe, ta organizojm nji konference gjithe shqiptare, ku do t’kishin ardh gjuhtar prej t’gjitha trojeve shqiptare, albanolog prej tane botes dhe ne nji konference te perbashket do t’kishim vendose per nji Standard te ri gjuhesor.
Na, te gjithe, duhet ti shohim edhe kombet tjera, si Gjermanet te cilet jan shum praktik ndaj gjuhes, standardit te tyne, dhe nuk e rrokin me fanatizem standardin e vjeter gjerman, dhe kemi qen deshmitar qysh gjermanet para disa vitesh kan ba ndryshime te mdha te skripten, menyren e te shkruemit te standardit gjuhesor, ose p.sh. Suedezet jan aq praktike sa qe ne 2007 e kan shti germen W ne fjalorin e tyre pershkak se asht paraqite nevoja qe kjo Germ me u ba pjes e fjalorit te Suedishtes. Kjo praktike asht shum e thjesht, gjuha asht dicka qe zhvillohet, Evoluon, dhe asht dicka qe duhet te konsiderohet si Marrveshje, si Konvent e cila nenshkruhet ne baze te interesava ma te mdhaja se ato Regjionale, Lokale, Urbane, apo Sub-Urbane.
Po du me e perfundu kete koment me nji Thirrje te Zashme qe per hater te bashkimit shqiptar, vitin 2008 ta marrim si vit i shances se madhe qe ta Krijojm nji standard ma te pershtatshem gjuhsor qe te gjithe te bashkohemi rreth atij standardi te ri, ti tregojm botes qe me pamvarsimin e kosoves do t’filloj bashkimi gjuhsor e shpirtnor i shqiptarve kudo qe jan.
Qe te dy kini ike ne ekstreme. Gjuha shqipe, e unjisuar, eshte nje domosdoshmeri per mbijetesen e kombit shqiptar. Por, per ta vertetua mendimin nuk duhet te perdoren ekstremet, sikur: “(apo mem kuptue, sic do të thonin këta ekspertët, e ju paramendojeni ta shkruani këtë fjalë)”. Nje kosovar, ulqinak, apo malesor, nuk do te shkruaj “apo mem kuptue” por “a po me më kuptue”" ose “a po me m’kuptue”. Eshte e vertete, se ne te folur, do te ndihet verzioni “apo mem kutrue”. Ashtu, p.sh., kemi edhe ne gjuhen universale, anglishten, ku ndihet “tekerizi” por shkruhet “take it easy”, ose, “forgetabare”, e qe eshte “forget about it”.
Pra, te jemi realiste dhe te diskutojme me gjakeftohesi e jo me tendenca.
Marku
Nuk duhet me u tute prej gegenishtes. Gegenishtja ka egzistue me mija vjet. Gegenishtja nuk asht percarse. Asht pjese perbamese e gjuhes shqipe. Shqipja ka dy dialekte kryesore. Aj qi flet gegenisht, flet shqip. Aj qi flet toskerisht, flet shqip. Asht shqipja qi na bashkon. Kosova nuk asht komb ne veti. Kosova ka qene pjese perbamese e vazhdueshme e kombit shqiptar deri kur serbet e pushtuen ne vitin 1912. Me bashkimin e Evropes, mbas disa dekadave vetvtiu do te bashkohet edhe Shqipnija me Kosoven. Nuk ka rruge tjeter. Njihere per njihere, le te jene dy shtete shqiptare ne Ballkan. Nuk ka gja. Komshite tone britshin si ne Koferncen e Londonit si ne ate te Varsajes: “Nuk mund te lejojme nji shtet te eger, mysliman ne zemer te Evropes.” Mbas 100 vjeteve, po bahen dy shtete shqiptare. Edhe ma mire.
Mithat Gashi
New York
23 dhjetor 2007
Pike se pari Kushtrim e ki mbeshtetjen dhe lavdata e mija per kete teme kaqe komplekse te cillen e ki shtruare te diskutohet gjere e gjate mire.
-Mendimi ime per gjuhen te cillen duhete ta perdorin shqiptaret e jo vetem kosovaret eshte gjuha te cilen me shekuje e kane kultivuate breza te tere per kete gjuhe te paret tone jane sakrifikuare. Duhete te ju vi turpe disa njerzve te cilet mendojne qe neve duhet te diferncohemi nga gjuha letrare shqipe, nuk jame ithtare i asaj qe te shuhen dialektet toske e geg por nje gjuhe per te cilen i nderuari Kushtrim ka pretendime ,mendoje qe do te na sherbente shume per imazhin tone si kombe dhe si kulture mbare kombetare ,ne mbare boten e civilizuare.
Ky mendim i imi nuk munde te kete peshe te madhe por me mundone krenarija e ime si shqiptare qe nje gjuhe e embel si kjo e jona duhete te bastasdohet me fjali te njerit apo tjetrit skaje te teritorit tone. Pike se fundi Kosova se shpejti do te pranohet nderkombtarisht si shtet i ri ne boten e modernizuare por identiteti me i mire per nje kombe te ri pa dyshim qe eshte Kultura,tradita dhe pa as nje pike dyshimi gjuha me te cilen une ndjehem krenar, kjo munde te tingelloj pak sa patriotike por nuk eshte aspak. Thesare i pa shuare per kombin tone eshte tradita dhe gjuha qe te paret tona na lane si trashigemi. Pajtohem plotesit me tezen qe gjuha letrare shqipe duhete te jete gjuhe e tere shqiptarve pa dalim shtetsie. Ne te gjithe e flasim shqipen nga veriu e deri ne jug ne te gjithe mendojem shqip nga perendim e ne lindje.
Ne pa mundesi teknike te shkruaje kete komente si duhete ju kerkoj ndjes te dashure lexues.