Categorized | Kyesore-Featured

Mërgimtarët e Suedisë nderojnë familjet e dëshmorëve



Shqiptarët e Suedisë, kanë nderuar me mirënjohje tri familje nga komuna e Skenderajt dhe një familje nga Mitrovica , për kontribut të veçantë në çlirimin e Kosovës.

Anëtarët e Këshillit qendror organizativ për Suedinë (KQOS), u kanë ndarë mirënjohje familjes së komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari, në Prekaz, familjes së dëshmorit Selman Vojvoda në Llaushë, familjes Geci gjithashtu në Llaushë dhe familjes së dëshmorit Abaz Ibrahimi, në Shupkofc të Mitrovicës.
Delegacioni i KQOS-së, pasi ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz, është pritur në kullën e Jasharajve nga përfaqësuesi i familjes Rifat Jashari.

”Duhet t’i kushtojmë vëmendje më të madhe diasporës, si ne qytetarët ashtu edhe pushteti, pasi që kontributi i saj në ditët më të vështira për kombin ka qenë i çmueshëm”, tha Rifat Jashari.
Ndërsa Nezir Vojvoda, babai i dëshmorit Selman Vojvoda, i cili ishte vrarë në demonstratat e vitit 1990, u shpreh i kënaqur që gjaku i djalit të tij nuk është harruar.

“Jam shumë i lumtur që nuk është harruar familja ime. Mund të them vetëm se diaspora ka luajtur rol të madh në çështjen kombëtare”, tha Vojvoda.

Në anën tjetër kryetari i KQOS, Hysen Ibrahimi, se në këtë manifestim është vendosur që t’u shprehet mirënjohje atyre që kontribuan më së shumti për lirinë e atdheut.

Popularity: 3% [?]

1 Comments For This Post

  1. gazmend geci Says:

    Mburremi qe kishim vllaun tonë SELMAN.N.VOJVODA un isha atëher i vogel diku rreth moshes 6 vjeqar ,qe kur ateher me mesoi vllau selman vojvoda se si duhet atdheu .
    Me respekt i kujtoj ato dit qe isha pran varrit te tij duke e mbajtur flamurin kombetar ku vinin shum vllezer per ta nderuar trimin SELMAN VOJVODEN ,edhe pse ishim te vegjel e dinim se qesht me dasht atdheun .i leht te qoft dheu vlla SELMAN VOJVODA

Leave a Reply

  • Popular
  • Latest
  • Comments
  • Tags
  • Subscribe
Advertise Here

Our Flickr Photos - See all photos

Morcheeba Concert in Prishtina-134

Morcheeba Concert in Prishtina-133

Morcheeba Concert in Prishtina-132

Morcheeba Concert in Prishtina-131

Morcheeba Concert in Prishtina-130

Morcheeba Concert in Prishtina-129

Morcheeba Concert in Prishtina-128

Morcheeba Concert in Prishtina-127

Morcheeba Concert in Prishtina-126

Morcheeba Concert in Prishtina-125

Morcheeba Concert in Prishtina-124

Morcheeba Concert in Prishtina-123